Ylli botëror, Rihanna, ka publikuar një këngë të re që është pjesë e albumit të saj të ri.

“James Joint” titullohet kënga e re e yllit nga Barbados, e cila këtë këngë ia ka kushtuar pikërisht marijuanës.

Kjo është kënga e tretë që Rihanna ka publikuar në një seri.


Pritet që ajo të publikojë edhe këngë të tjera në ditët në vijim, derisa të kompletojë lansimin e dy albumeve në të njëjtën kohë. /Telegrafi/