LAJMI I FUNDIT:

Rihanna befason me paraqitjen provokuese në ‘after party’ të Met Gala, shfaq pjesën e poshtme me fustan transparent

Rihanna befason me paraqitjen provokuese në ‘after party’ të Met Gala, shfaq pjesën e poshtme me fustan transparent

Rihanna u pa të hënën në ’after party’-në e Met Gala 2021, në New York.

33-vjeçarja ishte njëra nga një mori yjesh që morën pjesë në ngjarjen e vonuar të këtij viti në Muzeun Metropolitan të Artit Modern, të anuluar në vitin 2020 si pasojë e pandemisë COVID-19.


Ajo u sigurua që tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, e veshur me një fustan dramatik të zi me material të tejdukshëm – i cili ekspozonte pjesërisht pjesën e poshtme të saj, shkruan DailyMail.

Këngëtarja i shtoi hijeshi pamjes së saj me disa rruaza në kokë, ndërsa një gjerdan dhe thonjtë e veçantë i kompletuan aksesorët e saj.

Rihanna dhe ASAP Rocky me veshje të çuditshme bëjnë debutimin si çift në tapetin e kuq të Met Gala 2021
Lexo po ashtu Rihanna dhe ASAP Rocky me veshje të çuditshme bëjnë debutimin si çift në tapetin e kuq të Met Gala 2021

Atë e shoqëronte atë natë i dashuri ASAP Rocky, i cili e mbante për dore teksa i kalonin vëzhguesit jashtë objektit të New Yorkut.

Të ftuar të tjerë në ngjarje përfshinin vajzën e Madonnës, Lourdes Leon, së cilës iu bashkua një njeri misterioz, reperët Chance dhe Lil Baby, Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij aktore, Nicola Peltz.

Ngjarja u organizua nga milioneri Richie Akiva, raporton Page Six e New York Post.

Pas anulimit të vitit të kaluar dhe vonesave në ngjarjen e këtij viti – e cila tradicionalisht mbahet në maj – burimet pohojnë se mysafirët shpresëdhënës kanë qenë ‘duke kërkuar’ për një ftesë në darkën e Rihannas, në kurriz të ngjarjeve të tjera.

Vetëm disa orë më parë Rihanna ishte shumë vonë në natën më të madhe të modës me të dashurin e saj reper ASAP Rocky në krah.

Këngëtarja u shfaq në Met Gala e veshur me një fustan në stilin e një palltoje të markës “Balenciaga”, ndërsa ngjiste shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit.

Veshja me porosi, e cila u kurua nga Demna Gvasalia, kishte një jakë dramatike që zvarritej pas qafës së këngëtares, si dhe një pamje të stilit sirenë.

Rihanna, e cila po i bënte homazh “stilit krejt amerikan” me pamjen e saj monokromatike, kishte zgjedhur për aksesorë një gjerdan diamanti.

Sa i përket grimit, këngëtarja nxori hijeshinë e viteve 1920 me vetulla të holla, të rrumbullakosura dhe një buzëkuq të zi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori