LAJMI I FUNDIT:

Ricky Martin për këngën e botërorit nga Era Istrefi: Ju lumtë

Ricky Martin për këngën e botërorit nga Era Istrefi: Ju lumtë

Superylli i muzikës në botë, Ricky Martin, ka pasur vetëm fjalë të mira për projektni e kampionatit botëror, “Live it Up”.

Kënga që performohet nga ylli shqiptar, Era Istrefi, superylli latin, Nicky Jam dhe aktori i njohur amerikan, Will Smith, ka tërhequr vëmendjen.


Ricky Martin

Teksa në fillim kanë ekzistuar zëra skeptikë, kënga tashmë është në veshin e të gjithëve dhe është shndërruar në hit.

Një mendim po kaq pozitiv ndan edhe Ricky Martin, i cili me një koment në llogarinë e Will Smith ka komplimentuar këngëtarin.

“Ju lumtë”, ka shkruar Ricky Martin në këtë koment te Will Smith.

Kënga tashmë ka 12 milionë shikime për një javë dhe klipi është në përfundim e sipër.

Në videoklip besohet se do të marrë pjesë edhe Ronaldinho. /Telegrafi/