LAJMI I FUNDIT:

Ricky Martin ndahet nga bashkëshorti Jwan Yosef pas gjashtë vitesh martesë

Ricky Martin ndahet nga bashkëshorti Jwan Yosef pas gjashtë vitesh martesë

Pas gjashtë vitesh martesë, Ricky Martin dhe partneri i tij Jwan Yosef kanë vendosur të divorcohen.

Çifti njoftoi të enjten (6 korrik) se ata e kishin vendosur t’i ndan rrugët, por janë ende të përkushtuar ndaj “rritjes së përbashkët” të fëmijëve të tyre.


“Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët në Instagram.

Foto: Getty Images

“Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në paqen dhe miqësinë për të vazhduar edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë, duke ruajtur respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin”, thuhej tutje në deklaratë.

Këngëtari, 51 vjeç, dhe piktori, 38 vjeç, kanë një vajzë Lucia, 4-vjeçare dhe djalin Renn, 3 vjeç.

Martin është gjithashtu babai i djemve binjakë Matteo dhe Valentino, të cilët i mirëpriti përmes një nëne surrogate përpara se të martohej me Yosef.

View this post on Instagram

A post shared by Ricky Martin (@ricky_martin)

Martin dhe Yosef u takuan në vitin 2015, këngëtari i “Livin’ La Vida Loca” zbuloi fejesën e tyre vitin e ardhshëm.

“Isha vërtet nervoz dhe u gjunjëzova dhe nxora kutinë e vogël metalike”, i shpjegoi ai Ellen DeGeneres në nëntor 2016 për propozimin.

Foto: Getty Images

“Unë thjesht e kisha në një qese të vogël prej kadifeje dhe në vend që të thosha, ‘A do të martohesh me mua?’ Unë i thashë: “Të kam marrë diçka për ty”.

Yosef tha po, dhe dyshja u martuan në vitin 2017, duke mirëpritur Lucia dhe Renn në 2018 dhe 2019, respektivisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori