LAJMI I FUNDIT:

Rick Ross thyen heshtjen pas hospitalizimit

Rick Ross thyen heshtjen pas hospitalizimit

Rick Ross e ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha fjalët e mira dhe urimet pasi ishte hospitalizuar

Manjati i Maybach Music Group u rikthye në Instagram të enjtën më 8 mars me një mesazh plot dashuri për adhuruesit e tij.


“Nuk ka asgjë sikur shtëpia. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Rick Ross.

Rick Ross në foton e publikuar shfaqet me një xhaketë “Black Bottle Boys” dhe shampanjën e tij Luc Belaire Rare Rose.

Pas hospitalizimit, Ross bëri disa postime në rrjetet sociale që kanë shmangur temën e shëndetit të tij.

Ain’t nothing like home ??. I love y’all – WLR

A post shared by The Boss Rick Ross (@richforever) on Mar 8, 2018 at 4:18am PST

Statusi shëndetësor i tij vazhdon të jetë i pa qartë. Edhe pse ishte dërguar në shtëpi, ësthë raportuar se reperi po merr trajtim mjekësor në rezidencën e tij.

Ishte një javë mjaft e vështirë për Rick Ross, pasi ai ishte gjetur pa vetëdije në villën e tij në Florida më 2 mars. Ai është spekuluar se ka pasur sulm në zemër. /Telegrafi/