LAJMI I FUNDIT:

Rice shpejgon se si realizoi golin spektakolar ndaj Chelseat, lavdëron edhe bashkëlojtarët për rikthimin

Rice shpejgon se si realizoi golin spektakolar ndaj Chelseat, lavdëron edhe bashkëlojtarët për rikthimin

Chelsea dhe Arsenal kanë barazuar 2-2 në derbin e madh londinez në një ndeshje spektakolare në Stamford Bridges.

Vendasit ishin në epërsi prej dy golave, derisa Topçinjtë u rikthyen duke realizuar dy të shpejtë për të marrë një pikë të vlefshme.


Declan Rice realizoi një gol spektakolar nga rreth 30 metra pas gabimit të portierit vendas Sanchez.

Mesfushori anglez pas ndeshjes ka shpjeguar se si vendosi që të shënonte edhe pse kishte opsione për të pasuar në rastin e golit.

“Në vend që ta pasoja topin më duhej ta provoja portën. Ishte një instinkt i shpejtë nëse t’ia pasonim topin dikujt apo të gjuaja. Unë godita dhe doli mirë pasi topi shkoi në rrjetë dhe arritëm pastaj barazimin. Jam i lumtur që e bëmë këtë”, tha Rice.

Tutje Rice foli edhe për ndeshjen në përgjithësi ku lavdëroi shokët e skuadrës për rikthimin që bën.

“Mendoj se pjesa e parë e jona ishte ndoshta më e keqja që kemi luajtur gjatë gjithë sezonit për sa i përket kujdesit, mosbërjes së gjërave në strukturën tonë, mosbërjes së gjërave se si kemi punuar. por edhe një meritë e madhe për Chelsea. Nuk do të ishte kurrë e lehtë”.

Mikel Arteta shprehet i lumtur me karakterin e Arsenalit pas barazimit në derbi ndaj Chelseat
Lexo po ashtu Mikel Arteta shprehet i lumtur me karakterin e Arsenalit pas barazimit në derbi ndaj Chelseat

“Të tregosh atë zemër, atë karakter, kur je duke humbur 2-0, 15 minuta para përfundimit, ndonjëherë ka të bëjë me atë besim të brendshëm, atë mendësi që mund ta bësh dhe sapo shënuam golin e parë, ne vazhduam të sulmojmë”.

“Ka të bëjë me nxitjen e ekipit dhe për t’u siguruar që të gjithë të tjerët të besojnë se mund të marrim diçka këtu. Në fund, është një rezultat pozitiv prej nga vijmë”, deklaroi Rice. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori