LAJMI I FUNDIT:

Ricardo Prasel, dikur pjesë e Chelseat dhe mik me Ballack dhe Drogba – tani luftëtar i MMA

Ricardo Prasel, dikur pjesë e Chelseat dhe mik me Ballack dhe Drogba – tani luftëtar i MMA

Ricardo Prasel dikur ishte një nga portierët më premtues brazilian, ku karrierën e nisi te Athletico Paranaense, ndërsa kur kishte vetëm 18 vjet një nga klubet më të mëdha evropiane, ai i Chelseat të Jose Mourinhos bleu kartonin e tij.

Prasel mbërriti në “Stamford Bridge” si një portier i ri premtues në një ekip që tashmë kishte emra si Petr Cech dhe Henrique Hilario në atë pozicion.


Ai fitoi kontratën e tij të parë profesionale si portieri i tretë i klubit londinez, edhe pse ai pothuajse nuk kishte asnjë mundësi që të ruante portën në Ligën Premier.

Portieri brazilian, megjithatë, nuk e humbi besimin dhe, pas stërvitjeve, i kërkonte Michael Ballackut dhe Didier Drogbas të qëndronin dhe të gjuanin goditje të lira dhe penalltitë në të.

“Ishte e pabesueshme, ata nuk mungonin asnjë ditë dhe Drogba ishte thjesht i pandalshëm”, kishte rrëfyer Prasel për gazetën gjermane Bild më shumë se 10 vjet më vonë.

Një dëmtim i kofshës e pengoi atë të vazhdonte me klubin anglez dhe, pas një viti në fushë, ai u përpoq të ringjallte karrierën e tij në Belgjikë.

Problemi i lëndimit vazhdoi dhe Prasel vendosi të varte dorezat dhe të ndryshonte plotësisht jetën e tij.

Ai u bë një fans i ‘Jiu-jitsu’, të cilin e mësoi për të qëndruar në formë sa ishte i lënduar, por më vonë Prasel filloi të mendonte të luftonte për jetesën dhe mori pjesë në disa kampionate luftarake në Brazil, ku u bë specialist i MMA.

Ai në fakt ishte afër UFC-së, por u largua pasi humbi një luftë në 2019, duke pretenduar se nuk ishte ende gati.

Tani, tre vjet më vonë dhe disa luftëra të fituara, Prasel dëshiron të përpiqet të depërtojë në KSW, liga më e mirë e MMA në Evropë, ku ai njihet si ‘Gjermani’ për shkak të kombësisë së babait të tij.

Me një rekord prej 11 fitoresh dhe tre humbjesh, portieri i dikurshëm i Chelseat tani nuk duhet të ndalojë më goditjet e fuqishme të Drogbas dhe Balaxk, por goditjet dhe grushtet e kundërshtarëve të tij. Ai ka më pak frikë prej tyre, se sa prej goditjeve të topit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori