Anësori francez ka pasur rastin të kalojë në Santiago Bernabeu pas mosmarrëveshjeve që pati asokohe me ish-trajnerin Louis van Gaal.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Los Blancos dhe klubeve tjera evropiane, ai vendosi të qëndronte në Allianz Arena.


“Kam pasur bisedime intensive me Uli Hoeness, i cili asokohe ishte president dhe me kryesuesin Karl-Heinz Rummenigge”.

“Ata më thanë se nuk duhej të largohesha, sepse klubi kishte nevojë për mua, se unë isha i rëndësishëm për Bayernin si Lionel Messi për Barcelonën”.

“Reali u përpoq, ata më kërkonin. Nuk e di çfarë çmimi kërkonte Bayerni. Në fund jam i lumtur për mënyrën si përfundoi”, ka deklaruar Ribery për Goal. /Telegrafi/

telegrafi sport app