LAJMI I FUNDIT:

Ribery i hap derën Francës

Ribery i hap derën Francës

Franck Ribery është kthyer në formë të mirë fizike dhe po shkëlqen te Bayerni.

Por pakkush e priste deklaratën e tij të fundit, pasi mesfushori francez i ka hapur derën një rikthimi te kombëtarja franceze.


Ribery nuk luan për “gjelat” prej kohësh dhe ka deklaruar më parë se nuk do të luajë më, por tashmë kapitulli kombëtare është hapur sërish.

“Para se të mendoj për një kthim në kombëtare, do të doja të bisedoja edhe me trajnerin Didier Deschamps, me kusht që edhe ai të dëshirojë të më takojë dhe të bisedojmë hapur”.

“Jam mirë dhe tani e di se mund ta ndihmoj kombëtaren, gjë që është shumë e bukur”, ka deklaruar Ribery për faqen e klubit. /Telegrafi/