LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e dobëta në testin PISA, 14 organizata iniciojnë një peticion

Rezultatet e dobëta në testin PISA, 14 organizata iniciojnë një peticion

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP), i përbërë nga 14 organizata ka iniciuar një peticion me tri kërkesa.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky peticion vjen si pasojë e rezultateve të dobëta të PISA-s.


“Rezultatet e fundit të testit PISA për Kosovën kanë ngritur shqetësime të konsiderueshme në mesin e segmenteve të ndryshme të shoqërisë, përfshirë këtu edhe organizatat e shoqërisë civile. Performanca e dobët, e shoqëruar me mungesën e një përgjigjeje adekuate nga qeveria aktuale dhe administratat e kaluara, ka shkaktuar një shqetësim të painjorueshëm dhe në nevojë të theksuar për vëmendje dhe veprim”, thuhet në njoftim

Në këtë peticion janë tri kërkesa kryesore drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, të cilat janë: “ Riorganizimi i shkollave me më pak se 60 nxënës. Numri i nxënësve po zvogëlohet çdo vit, me rreth 340 klasa që kanë më pak se 5 nxënës në mbarë vendin. Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime konkrete për mbylljen e të gjitha shkollave me më pak se 60 nxënës.

Pensionimi vullnetar i parakohshëm për arsimtarët e moshës 55-64 vjeç: Aktualisht, mbi 25% e edukatorëve në Kosovë i përkasin kësaj moshe. Ofrimi i mundësisë për pension të parakohshëm është një masë e cila mundëson zvogëlimin e tepricës së arsimtarëve në Kosovë, kursimin e burimeve duke mos zëvendësuar pedagogët aty ku është e panevojshme, dhe hapjen e rrugës së një brezi të ri edukatorësh aty ku ka nevojë.

Vlerësimi vjetor i aftësive dhe njohurive të mësimdhënies për të gjithë edukatorët: Gjatë dekadës së fundit, vetëm 3% e edukatorëve i janë nënshtruar vlerësimeve formale të performancës. Me qëllim të mbështetjes e jo ndëshkimit të mësimdhënësve, kjo pikë synon të kontribuojë në efektivitetin e procesit pedagogjik në tërësi”.

Gjithashtu në njoftim thuhet se përmes adresimit adekuat të këtyre pikave, ata shpresojnë në një sistem arsimor të orientuar drejt një të ardhmeje të sigurt dhe premtuese.

“Rrjeti synon të mbledhë 10,000 nënshkrime deri më 7 shtator. I bëjmë një ftesë të gjitha Organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë që të na bashkohen në procesin e mbledhjes së nënshkrimeve. Ftojmë gjithashtu studentët, edukatorët, mësuesit dhe të gjithë qytetarët e interesuar të dalin vullnetarë dhe të mbështesin peticionin, për shpëtim të arsimit.

Pjesë e këtij rrjeti janë këto organizata: BONEVET, ETEA, FIT, KEC, KYC, LAPS, ORCA, PEN, QHPSM,QKSGj, SOS Fshatrat, Teach For Kosova, TOKA dhe VoRAE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori