LAJMI I FUNDIT:

Rezultate shokuese nga hetimi, piloti kinez dyshohet se kishte rrëzuar qëllimisht aeroplanin ku humbën jetën 132 persona

Rezultate shokuese nga hetimi, piloti kinez dyshohet se kishte rrëzuar qëllimisht aeroplanin ku humbën jetën 132 persona

Besohet se aksidenti i aeroplanit komercial i aviokompanisë China Eastern Airlines, në të cilin humbën jetën 132 persona – është shkaktuar qëllimshëm nga faktori njeri, pretendojnë zyrtarë amerikanë, raporton ABC News.

Aeroplani Boeing 737-800 po fluturonte nga Kunmingu për në Guangzhoi gjatë 21 marsit, kur u rrëzua në një zonë malore në Gunagxiju të Kinës, transmeton Telegrafi.


Si pasojë e kësaj patën humbur jetën që të gjithë 123 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit.

Sipas disa ekspertëve amerikanë me të cilët ka biseduar ABC News, theksohet se krahët nuk ishin të hapur mirë dhe bishti i fluturakes nuk ishte lëshuar poshtë.

Madje ata besojnë se për një veprim të tillë, është dashur të ndërhyjë faktori njeri – që do të thotë se ishte bërë qëllimshëm.

Aeroplani ishte përplasur në tokë me tërë forcën, sa që kishte hapur një gropë të thellë mbi 20 metra.

E hetuesit gjithashtu kanë analizuar edhe jetën e njërit prej pilotëve, për të cilin besohet se kishte probleme caktuara para aksidentit.

Madje ekspertët amerikanë të aviacionit pasi kanë marrë raportet përfundimtare të hetuesve kinezë, kanë konstatuar se në aeroplanin Boeing nuk kishte pasur ndonjë defekt teknik – që rrit edhe më shumë frikën se ishte vepër e faktorit njeri. /Telegrafi/