LAJMI I FUNDIT:

Rezi – Atillës: Rrahës grash i mrekullueshëm, kampion me çertifikatë

Rezi – Atillës: Rrahës grash i mrekullueshëm, kampion me çertifikatë

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, u bashkua mbrëmë (4 nëntor) me banorët e Big Brother VIP Kosova, ku tashmë ndodhet edhe Drenusha, ish-gruaja e tij. Pas hyrjes së tij në shtëpi, Atilla është përballur me një sërë pyetjesh dhe komentesh të forta nga banorët, të cilët nuk kanë ngurruar të rikthejnë në vëmendje akuzat e tij për dhunë ndaj Drenushës, të cilat janë bërë publike kohë më parë.

Një prej banorëve që e ka pyetur drejtpërdrejt ka qenë Rezi, i cili, me një ton ironik, nuk ka hezituar të përqeshë historinë dhe situatën e Atillës. Ai ka shprehur mendimet e tij me cinizëm, duke e vënë në dyshim qëndrimin e Atillës dhe duke e nxjerrë në pah përfshirjen e tij në ngjarjet që kanë pasuar pas ndarjes me Drenushën.

Rezi në videoklip shprehet: “Po ky ardhjen e ka të lidhur me atë që është këtu. Që do të thotë se unë kam ardhur për shembull, të ruaj imazhin e kompanisë që kam, se jo të gjithë vijnë për 200 mijë euro, se jo të gjithë e kanë aftësinë për të fituar”.


Foto: Screenshot/YouTube

Më tutje Rezi vazhdon: “Ti ke hyrë për të treguar se çfarë gazetari i mirë je (drejtuar Vullnetit), Mevlani për të treguar se çfarë këngëtari i mirë është. Atilla që është rrahës grash i mrekullueshëm, kampion me çertifikatë, të rregullojë imazhin të thotë “Jo unë nuk rrah”, gjithësecili rregullon imazhin e vet. Dikush për të shtyrë biznesin, dikush për të shtyrë gazetarinë. Puna është që ky e ka të lidhur historinë këtu.

Atilla: Ku po të dhemb, o Rezi?

Rezi: Mua më dhemb. Kam pasur rastin në familje. Ma rrihte njeriun e shpisë, burri i tezes, më rrihte tezen, derisa u ngritën djemtë e vet pastaj dhe “pym, pym”, se kështu shkon ai muhabet.

Gresa – Atillës: Pse hyre si kapadai, mënyra se si hyre tregoi shumë
Lexo po ashtu Gresa – Atillës: Pse hyre si kapadai, mënyra se si hyre tregoi shumë

Atilla: Çfarë ka të bëjë, ku dolëm te tezja jote?

Rezi: Unë gjeta rastin tim me Drenushën njësoj, me atë që më ka treguar.

Atilla: I ke interest e tua, përmbaju interesave të tua.

Rezi ironizon me Atillën: Po më pe me fustan që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na sulmon, se na shikon si grua
Lexo po ashtu Rezi ironizon me Atillën: Po më pe me fustan që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na sulmon, se na shikon si grua

Rezi: Ti mos u mërzit se ne këtu çdo lloj fjalësh flasim. Ti për shembull në gastronomi nuk njihesh, për këtë histori njihesh “Rrahu gruan”. Ti nuk i njeh këta këtu, as ne ty, prandaj po them për çfarë ke hyrë? Se dikush rregullon imazhin, ti çka do të rregullosh. Për çka ke hyrë, për të treguar që je burrë i mirë?

Drenusha ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar, duke shpërndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke marrë një urdhër mbrojtjeje për të garantuar sigurinë e saj dhe të fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rikthehet në vëmendje një video e vjetër e Arionit - ai dikur kishte qenë protagonist në një nga episodet e

Rikthehet në vëmendje një video e vjetër e Arionit - ai dikur kishte qenë protagonist në një nga episodet e "O Sa Mirë"

Magazina
Zbulohen emrat e dy opinionistëve të Big Brother VIP Albania 4

Zbulohen emrat e dy opinionistëve të Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro - reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin

Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro - reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart

Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart

Magazina
Xhensila flet për herë të parë për këngën

Xhensila flet për herë të parë për këngën "Mosmirënjohja" - a iu dedikua asaj balada e Bes Kallakut dhe Eli Malajt?

Magazina
Kalo në kategori