LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale ul normën e interesit pranë nivelit zero për të mbrojtur ekonominë nga Coronavirusi

Rezerva Federale ul normën e interesit pranë nivelit zero për të mbrojtur ekonominë nga Coronavirusi

Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës uli normën bazë të interesit pranë zeros, rinisi programin e blerjes së obligacioneve dhe u bashkua me bankat e tjera qendrore në botë për të sigurar likujditet në huadhënien në dollar, në luftë kundër koronavirusit që po “zhyt” ekonominë botërore në recesion.

Në një lëvizje tjetër dramatike, që vuri në dukje kërcënimin e vërtetë ekonomik të Coronavirusit, Banka Qendrore në Shtetet e Bashkuara inkurajoi bankat që të prekin kapitalin mbrojtës prej triliona dollarë që kanë ndërtuar që prej krizës financiare, për të mbështeur firmat dhe jetët e njerëzve.

Kryetari i bordi të guvernatorëve, Jerome Poëell, tha se virusi prezanton sfida të mëdha ekonomike, pasi lajmëroi uljen e interesave në një segment prej 0-0.25 për qind dhe 700 miliardë dollarë blerje të titujve të thesarit dhe letra me vlerë të kolateralizuara.

“Ne ulëm normën bazë të interesit me 1 për qind, duke e çuar pranë zeros, ku presim që të qëndrojë deri sa të kemi besim se ekonomia të ketë përballuar ngjarjet e fundit dhe është drejt rimëkëmbjes”, tha Powell.

Ndërkohë që qeveritë ndalojnë mbledhjet, mbyllin bizneset e shkollat dhe familjet janë vendosur në karantinë për të ulur përhapjen e virusit, Rezerva Federale deklaroi se do të bëjë të pamundurën për të ulur barrën ekonomike