LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale do të vazhdojë ta mbajë normën e interesit mbi 4 për qind

Rezerva Federale do të vazhdojë ta mbajë normën e interesit mbi 4 për qind

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuata të Amerikës do të rrisë normën bazë të politikës së saj monetare në mbi 4 për qind dhe do ta mbajë atë në këtë nivel edhe përtej vitit 2023, në një përpjekje për të luftuar inflacionin e lartë.

Sondazhi i fundit, i kryer në partneritet me Iniciativën për Tregjet Globale në Shkollën e Biznesit Booth të Universitetit të Çikagos, tregon se Rezerva Federale është ende shumë larg planeve për të përfunduar fushatën e saj të shtrëngimit të politikës monetare.

Komiteti Federal i Tregut të Hapur i ka rritur normat e interesit këtë vit me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981 dhe pritet që të vendosë për një rritje të tretë radhazi me 0.75 pikë përqindje ditën e mërkurë. Kjo lëvizje do të rriste intervalin e synuar, i cili ishte afër shifrës zero deri në mars, duke e ҫuar atë mes 3 për qind dhe 3.25 për qind.

Gati 70 për qind e 44 ekonomistëve të anketuar në periudhën midis 13 dhe 15 shtatorit besojnë se norma e fondeve të FED gjatë këtij cikli shtrëngues do të arrijë nivelin më të lartë në shifrën midis 4 dhe 5 për qind.

Megjithëse FED zakonisht synon të ruajë një normë prej 2 për qind për indeksin e çmimeve të shpenzimeve personale për konsumin bazë, i cili nuk llogarit artikujt e paqëndrueshëm si ushqimet dhe energjia, banka monitoron gjithashtu nga afër indeksin e çmimeve të konsumit.

Inflacioni u rrit papritur në gusht, me indikatorin bazë që pati një rritje me 0.6 për qind në harkun e një muaji, ose 6.3 për qind krahasuar me një vit më parë.

Rënia e presioneve të çmimeve, paqëndrueshmëria në tregun financiar dhe përkeqësimi i gjendjes së tregut të punës janë arsyet më të mundshme që do ta nxisnin FED për t’i dhënë fund fushatës së saj të politikave shtrënguese, por nuk parashikohet asnjë ulje e normës së fondeve të FED deri në vitin 2024, sipas 68 për qind të të anketuarve. Nga kjo shifër, një e katërta nuk parashikon që FED do të ulë normën bazë të politikës monetare deri në gjysmën e dytë të vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori