Rezarta Shkurta ka shprehur publikisht dashurinë dhe mbështetjen për bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha.

Burri i këngëtares, njëhershëm edhe nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, u arrestua tre muaj më parë si pjesë e një rrjeti kriminal të prodhimit dhe trafikimit të drogës, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram një fotografi të saj dhe të Ermalit, të cilën e ka shoqëruar edhe me një mesazh.

“Ne cdo jete do te te zgjidhja vetem ty ❤️ Cfaredolloj forme, serisht do te gjeja dhe serisht do te ndjeja sepse ti je oxigjen… ti je vet jeta per mua”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/