LAJMI I FUNDIT:

“Rex2you”, eventi që do të mbledh yjet më 23 maj

“Rex2you”, eventi që do të mbledh yjet më 23 maj
Foto: Mr.Rex/Instagram

Stilisti i njohur Mr.Rex vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përzgjedhur nga yjet e estradës.

Më datë 23 maj në Prishtinë, ai do të organizojë një event shumë të veçantë, pjesë e të cili do të jenë emra të njohur nga estrada.


The biges fashion show ever could happen #mrrexfashion

A post shared by Handmade ♕ LUXURY FASHION (@mrrex_fashion) on May 14, 2018 at 12:29pm PDT

Mbrëmja fillon në orën 20:30 në qendrën tregtare “Dardha” në Prishtinë.

Telegrafi mëson se pjesë e kësaj mbrëmje do të jenë emra të njohur si: Ermal Fejzullahu, Blero, Fjolla Morina, Remzie dhe Nexhat Osmani etj.

Përveç të famshmëve nga fusha e artit, në këtë mbrëmje nuk do të mungojnë edhe shumë të ftuar nga politika.

Mr.Rex përmes rrjeteve sociale, ka treguar se eventi “Rex2you”, është një nga më të rëndësishmit për të në karrierën e tij. /Telegrafi/