LAJMI I FUNDIT:

„Revolucioni laraman” sot do të protestojë kundër institucioneve të korruptuara

„Revolucioni laraman” sot do të protestojë kundër institucioneve të korruptuara

Institucionet e korruptuara do të jenë në fokusin e protestës së sotme të “Protestoj“ e cila do të fillojë në ora 18 para zyrës së Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Sot si edhe gjatë ditëve paraprake, do të nisemi prej para PSP. Ky institucion ka për qëllim të fillojë me pastrimin e korrupsionit të përhapur gjerësisht në nivelet më të larta shtetërore. Dëgjuam se si shfrytëzohen institucionet publike për qëllime partiake. Si regjimi shfrytëzon inspektorë për të qëruar llogaritë me kundërshtarët. Si merren vesh për provizione të mëdha. E gjithë kjo është korrupsion. Korrupsion do të thotë kalbje dhe prishje. Institucione të korruptuara do të thonë institucione të kalbura. Institucione të cilat nuk punojnë për qytetarët por kundër qytetarëve. Gjatë tërë kësaj kohe, që kur dëgjuam për korrupsionin e përhapur, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka heshtur. Sot do ti “përshëndesim“ për këtë heshtje të tyre dhe do të kërkojmë përgjegjësi. Ose me fjalët e ish kryetarit të KShPK: Le ta shfrytëzojmë korrupsionin për mot të moteve, amin“, apelojnë nga “Protestoj”./Telegrafi.


Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori