LAJMI I FUNDIT:

Revolucion në futbollin e meshkujve: Klubi që garon në Ligën e Kampionëve bën histori duke emëruar trajneren e parë femër

Revolucion në futbollin e meshkujve: Klubi që garon në Ligën e Kampionëve bën histori duke emëruar trajneren e parë femër

Një klub i Ligës së Kampionëve ka bërë histori duke emëruar një femër si trajneren e tyre të re ndihmëse.

Union Berlin, klubi i Bundesligës, ka angazhuar ish-futbollisten Marie-Louise Eta për të punuar së bashku me trajnerin e përkohshëm Marco Grote pas largimit të ish-strategut Urs Fischer këtë javë. Klubi është në fund të tabelës së Bundesligas dhe të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve, dhe nuk ka fituar në 14 ndeshje.


Ata përfunduan të katërtit në ligë sezonin e kaluar – vendi më i lartë i tyre ndonjëherë në Bundesliga – por një fillim i tmerrshëm i edicionit aktual i ka lënë në vuajtje. Eta, 32 vjeçare, ka punuar si ndihmëse trajnere e Grote për ekipin U19 të Berlinit pasi mori detyrën në qershor.

Ylli i Chelseat shpërthen në lot dhe kërkon falje pas përplasjes me trajnerin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Ylli i Chelseat shpërthen në lot dhe kërkon falje pas përplasjes me trajnerin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Më parë, ajo kishte punuar si trajnere e ekipeve U19, U15 dhe U21 të femrave të Gjermanisë pasi la futbollin si lojtare në 2018. Si lojtare, ajo ka luajtur për Hamburg, Werder Bremen, Cleppenburg dhe Turbine Potsdam, dhe gjithashtu ka bërë 50 paraqitje për ekipet e ndryshme të grupmoshave të Gjermanisë.

Pas emërimit të saj në detyrat e ekipit të parë në Union Berlin, ajo do të bëhet femra e parë në stolin gjatë një ndeshje në Bundesliga kur ekipi i saj do të përballet me Augsburg më 25 nëntor.

Marie-Louise Eta

Union Berlin ka kaluar pjesën më të madhe të shekullit 21 duke luajtur futboll në ligat e ulëta, por arriti promovimin në Bundesligë për herë të parë në 2019. Ata përfunduan edicionin e tyre të parë në vendin e 11-të, dhe kualifikuan për futbollin evropian duke u renditur të shtatit vitin e mëpasëm.

Sezoni pas atij siguruan një vend të pestë, dhe bënë më mirë vitin e kaluar duke u bërë pjesë e top katërshes. Më pas në shortin që u hodh, në grup të Ligës së Kampionëve janë me Real Madridin, Napolin dhe Bragan, dhe kanë arritur të marrin vetëm një pikë nga katër ndeshjet deri më tani. /Telegrafi/

Union Berlin

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori