Siç raportohet nga 'Marca', klubi katalunas e kishte vendosur gjermanin Marco Reus tw parin në listën e lojtarëve të ri për mesfushën e sezonit të ardhshëm.

Por, sipas të përditshmes iberike, ka pasur një takim në mes të zyrtarëve të klubeve dhe oferta e Barcelonës ishte refuzuar si nga lojtari po ashtu edhe nga klubi gjerman.


Besohet se ky refuzim ka ardhur për shkak se BVB është duke negociuar me Manchester United dhe lojtari dëshiron kalimin te klubi anglez. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app