LAJMI I FUNDIT:

Retrospektivë: Këta janë kampionët e Kosovës në futboll brenda 72 vjetëve

Retrospektivë: Këta janë kampionët e Kosovës në futboll brenda 72 vjetëve

Topi i parë në Kosovë është sjell nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë.

Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, e më pastaj formohen edhe klubet e tjera.


Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë.

Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991. Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë.

Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike.

Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë.

Kampionët e Ligës së Kosovës:

1945 Jedinstvo (Prishtinë)

1946 Jedinstvo

1947 Trepça (Mitrovicë)

1947-48 Proleteri (Prishtinë)

1948-49 Trepça

1950 Trepça

1951 Kosova (Prishtinë)

1952 Trepça

1953-54 Kosova

1954-55 Trepça

1955-56 Rudari (Stantërg)

1956-57 Rudniku (Hajvali)

1957-58 Rudari

1958-59 Prishtina

1959-60 Rudari

1960-61 Prishtina

1961-62 Buduqnosti (Pejë)

1962-63 C.Zvezda (Gjilan)

1963-64 Slloga (Lipjan)

1964-65 Slloga

1965-66 Buduqnosti

1966-67 Obiliqi (Kastriot)

1967-68 Vëllaznimi(Gjakovë)

1968-69 Vëllaznimi

1969-70 Vëllaznimi

1970-71 Vëllaznimi

1971-72 Obiliqi

1972-73 Fushë-Kosova

1973-74 Vëllaznimi

1974-75 Liria (Prizren)

1975-76 KXEK Kosova (Kastriot)

1976-77 Prishtina

1977-78 Buduqnosti

1978-79 Prishtina

1979-80 Vëllaznimi

1980-81 Liria

1981-82 Vëllaznimi

1982-83 KNI ”Ramiz Sadiku” (Prishtinë)

1983-84 Liria

1984-85 C.Zvezda

1985-86 Vëllaznimi

1986-87 Liria

1987-88 C.Zvezda

1988-89 Buduqnosti

1989-90 Vëllaznimi

1991-92 Prishtina

1992-93 Trepça

1993-94 Dukagjini (Klinë)

1994-95 Liria

1995-96 Prishtina

1996-97 Prishtina

1997-98 Kampionati, për shkak të luftës, ndërpritet pas përfundimit të stinorit vjeshtor

1998-99 Për shkak të luftës, kampionati nuk u zhvillua fare.

1999-2000 Prishtina

2000-01 Prishtina

2001-02 Besiana

2002-03 Drita (Gjilan)

2003-04 Prishtina

2004-05 Besa (Pejë)

2005-06 Besa

2006-07 Besa

2007-08 Prishtina

2008-09 Prishtina

2009-10 Trepça

2010-11 Hysi

2011-12 Prishtina

2012-13 Prishtina

2013-14 Llamkos Kosova

2014-15 Feronikeli

2015-16 Feronikeli

2016-17 Trepça ’89

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori