LAJMI I FUNDIT:

Reshjet dhe erërat e fuqishme, KEDS njofton se ka prishje në rrjet

Reshjet dhe erërat e fuqishme, KEDS njofton se ka prishje në rrjet

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se në disa pjesë ka prishje të rrjetit të energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), të dielën e 21 gushtit ka njoftuar se në disa pjesë ka prishje të rrjetit të energjisë elektrike.


Kjo si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet janë në terren dhe po identifikojnë prishjet në rrjet.

Rrebeshe shiu dhe breshri në disa qytete të Kosovës
Lexo po ashtu Rrebeshe shiu dhe breshri në disa qytete të Kosovës

“Ekipet e KEDS-it janë në terren në numër të shtuar për të vepruar sa më shpejt në identifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. Numri i ekipeve do të vazhdojë të rritet dhe shpërndahet në bazë të nevojave të terrenit”, ka njoftuar KEDS-i.