LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Mbrojtja e mjedisit është mbrojtje e shëndetit të qytetarëve

Reshitaj: Mbrojtja e mjedisit është mbrojtje e shëndetit të qytetarëve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë në Tryezën “Health and inclusive and sustainable growth” (Shëndeti dhe rritja e qëndrueshme gjithëpërfshirëse) të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjatë prezantimit të saj në këtë tryezë, ministrja Reshitaj deklaroi që mjedisi tashmë është një shqetësim global, ku përveç faktit që po dëmtohet planeti Tokë rrjedhimisht është në rrezik edhe bota bimore dhe shtazore, përfshirë këtu edhe vetë jetën e njeriut si qenie me e përsosur.


Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, që rrjedhimisht nënkupton përmirësim të jetës së qytetareve ne tani jemi në fazën e ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, dhe nga ky ligj pastaj do të dalin udhëzimet administrative që rregullojnë sektorë të veçantë si dhe do të rregullohet çështja e shfrytëzimit të lendeve djegëse duke përfshirë edhe thëngjillin.

Në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe lokale, donatorët dhe shoqërinë civile jemi duke u angazhuar në krijimin e zonave të reja të gjelbra, përmirësimin e kualitetit të ujit të pijes dhe monitorimin e rregullt të cilësisë së tij, reduktimin e përdorimit të thëngjillit si ndotës i ajrit, kontrollimin dhe reduktimin e shkarkimeve të emisioneve ndotëse në ajër, ujë dhe tokë nga industria, transporti dhe bujqësia, shtoi nder të tjerash ministra Reshitaj.

Duke përgëzuar organizatoret për organizimin e kësaj tryeze në fund Ministrja vlerësoi se natyra nuk ka nevojë për njeriun, por njeriu ka nevojë për natyrën, andaj investimi në mbrojtje të mjedisit është investim për jetë të shëndetshme për fëmijët tonë dhe brezat e ardhshëm. /Telegrafi/