LAJMI I FUNDIT:

Republika e Çekisë dhuron rreth një milion euro MPB-së

Republika e Çekisë dhuron rreth një milion euro MPB-së

“Ngjarja e sotme nuk është e rëndësishme vetëm për përparimin e mëtutjeshëm të kapaciteve tekniko-organizatave të ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por më shumë është i rëndësishëm si tregues i fuqishëm i një partneriteti konkret, të sinqertë që kemi pasur nga kolegët tanë të MPB-së çeke”, tha ministri Oliver Spasovski pas nënshkrimi të marrëveshjes për dhurim nga Republika e Çekisë për MPB-në tonë për rreth 1 milion euro.


Spasovski tha se nëpërmjet kësaj marrëveshje, MPB vazhdon në realizimin e qëllimeve të përbashkëta siç janë standardet e sigurisë cilësore dhe të larta në interes të qytetarëve. “Mjetet financiare janë të destinuara për aktivitete lidhur me përforcimin e kapaciteteve të reparteve kufitare, për zbulimin e krimit serioz dhe të organizuar si dhe për njësitë ujore pranë MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri çek potencoi se Republika e Çekisë edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimeve evropiane, ndërsa vizita e sotme është një ndër shembujt konkret të bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve.

“Republika e Çekisë është mik i Maqedonisë së Veriut, që do i ndihmojë në rrugën e saj”, tha ministri Hamaçek.

Krahas përkrahjes financiare, tashmë disa vite zyrtarë policorë nga Çekia i ndihmojnë policisë së Maqedonisë në kufirin jugor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori