LAJMI I FUNDIT:

Reportazh për zhvillimin e vendit të vogël, buzë Adriatikut – arsyet pse të pasurit po ia mësyjnë gjithnjë e më shumë Malit të Zi (Foto)

Reportazh për zhvillimin e vendit të vogël, buzë Adriatikut – arsyet pse të pasurit po ia mësyjnë gjithnjë e më shumë Malit të Zi (Foto)

Mali i Zi, një vend ballkanik në Evropën Juglindore buzë Detit Adriatik, mund të mos jetë i njohur deri më tani si një destinacion superluksoz.

Por vendi i vogël, është një nga destinacionet më të mëdha që të pasurit pritet të udhëtojnë gjatë vitit 2019, sipas një raporti të fundit nga Business Insider dhe agjencia luksoze e udhëtimit Original Travel.


Madje, vendi me një popullsi prej rreth 600 mijë banorësh, si pikë e nxehtë e “meraklive” të jahteve, Mali i Zi po del të jetë një destinacion luksoz.

“Në fakt, nuk është vetëm terreni, drita e mjaftueshme e diellit dhe vendasit mikpritës që e kanë bërë Malin e Zi një destinacion udhëtimi emocionues, por gjithashtu një numër i hoteleve dhe restoranteve luksoze të rinovuara dhe të ndërtuara, të cilat kanë bërë që disa ta quajnë Malin e Zi si një Riviera tjetër franceze”, ka shkruar Nick Mafi në Architectural Digest në vitin 2018.

Vendi i vogël, kufizohet nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Deti Adriatik dhe ka një vijë bregdetare goxha të gjatë në Detin Adriatik.

Madje, Mali i Zi ishte vendi i rreth 64 milionerëve deri në fund të vitit 2017, sipas Bankës Qendrore të Malit të Zi, numër që llogaritet për 10 më shumë se një vit më parë.

Qyteti i Vjetër Budva, Mali i Zi. Frank Fell / Getty Images

Dhe siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, ky vend tanimë ka hapur dyert edhe për milionerë të huaj.

Mali i Zi është një nga disa vendet ku imigrantët e pasur mund të paguajnë qindra mijëra dollarë për të investuar në vend dhe për të marrë një pasaportë, si këmbim.

Në tetor, Mali i Zi filloi një program që lejon deri në 2,000 individë të pasur të investojnë së paku 250,000 euro, ose 291,000 dollarë, në një nga projektet e zhvillimit të qeverisë, për të marrë një pasaportë të Malit të Zi.

Mali i Zi u bashkua me vende si Greqia, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe Malta që kanë programe të ngjashme për blerjen e shtetësisë ose vendbanimit.

Çdo aplikant për një pasaportë të Malit të Zi do të duhet gjithashtu të paguajë një tarifë për aplikim deri në 100,000 euro, rreth 112,000 dollarë.

Dhe kjo llogaritet të jetë e arritshme, edhe për faktin se Mali i Zi është një parajsë për adhuruesit e jahteve.

Porto Montenegro / Facebook

Porto Montenegro, një port i ndërtuar rishtas në Tivat është një port popullor për jahte dhe është bërë një destinacion luksoz.

Është një port tërheqës për pronarët e jahteve jo vetëm estetikisht, por edhe për shkak se ka disa shërbime të veçanta.

Porto Montenegro përshkruan veten si “një parajsë ekskluzive për jahtet” me vendbanime ujore, restorante, pazar luksoz dhe hotele, dhe ngjarje të ndryshme.

Ai thuhet se mund të strehojë më shumë se 450 jahte të mëdha dhe se në të gjenden hotele luksoze.

Sipas BI, përcjell Telegrafi, Sveti Stefan, i cili ishte ndërtuar mbi bazën ekzistuese të një fshati të shekullit të 16-të, ishte “sinjali i parë i ringjalljes së Malit të Zi”, shkroi Hannah Roberts për The Financial Times.

Megjithatë, çmimet e pasurive të paluajtshme të Malit të Zi janë ende të ulëta, krahasuar për shembull me Monacon dhe Rivierën Franceze.

Kështu, për pak më pak se 300,000 dollarë, ju mund të merrni një apartament luksoz me tre dhoma gjumi me një tarracë me pamje nga deti, ose një shtëpi me tre dhoma gjumi në Budva.

Por çmimet dhe kërkesa po rriten ndërsa blerësit e huaj drejtojnë vëmendjen kah Mali i Zi.

Ishulli Svet Stefan, Mali i Zi. Getty Images / Keren Su

Disa nga adresat më prestigjioze të vendit janë në ishullin Sveti Stefan, ku mund të merrni një vilë me pesë dhoma gjumi me pesë nivele të hapësirës jetësore, një garazh për dy vetura, një palestër, një sauna dhe pishinë dhe një tarracë, për rreth 3.3 milionë dollarë.

Blerësit e huaj u bënë gjithnjë e më shumë të interesuar për Malin e Zi pasi u bashkua me NATO-n në vitin 2017. Ata filluan të merrnin fluturime më të drejtpërdrejta nga destinacione të tjera dhe miratuan euron si valutë të tyre.

Gjiri i Kotorit piktoresk, me shkëmbinjtë e tij dramatik dhe ujërat e tij, është vend veçanërisht atraktiv për blerësit e huaj.

Qyteti i lashtë antik i Kotorit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është popullor për vendasit dhe turistët. Qyteti i Vjetër i Kotorrit është një labirint i rrugëve me kalldrëm, kishave dhe shesheve të mbushura me kafene. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori