LAJMI I FUNDIT:

Reperi Sean Paul publikon video nga performanca ku Rita Ora i bëri ‘twerk’ në skenë: Ndoshta një ditë do të kemi një bashkëpunim

Reperi Sean Paul publikon video nga performanca ku Rita Ora i bëri ‘twerk’ në skenë: Ndoshta një ditë do të kemi një bashkëpunim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një emër shumë i pëlqyer nga miliona njerëz dhe këtu përjashtim nuk bëjnë as elita e të famshmëve.

Reperi i famshëm ndërkombëtar, Sean Paul, duket se ka gjithashtu një simpati të veçantë për Ritën, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe me një prej videove të fundit të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.


Bëhet fjalë për një xhirim nga një prej koncerteve të këngëtares Ora në vitin 2019, ku ai kishet qenë si i ftuar special i mbrëmjes për të kënduar në një këngë.

Rita Ora dhe Sean Paul në koncertin e Rita Orës në Londër, në vitin 2019 (Foto: YouTube)

Në një moment të zjarrtë gjatë interpretimit, artistja shqiptare i kishte bërë “twerk” reperit të njohur, duke ‘e nxehur’ kështu atmosferën në skenë.

Rita Ora duket mbresëlënëse në pozat e reja plot shkëlqim, ndërsa bëhet gati për sezonin e dytë të "The Voice Australia"
Lexo po ashtu Rita Ora duket mbresëlënëse në pozat e reja plot shkëlqim, ndërsa bëhet gati për sezonin e dytë të "The Voice Australia"

Ka qenë pikërisht kjo video e para gati tri viteve, e cila iu ka kthyer në kujtesë Sean Paulit, i cili në mbishkrimin e videos ka shprehur dëshirën e tij për një bashkëpunim në të ardhmen me artisten e lindur në Prishtinë.

View this post on Instagram

A post shared by SEAN PAUL (@duttypaul)

“Unë po ju them gjithnjë e më shumë – rikthimi në skenë do të jetë magjik. Disa kujtime me legjendën Rita Ora! Ndoshta një ditë do të kemi një këngë të dy së bashku”, ka shkruar Paul në Instagram.

Ky koncert ishte mbajtur në sallën e madhe të “The O2 Arena” në Londër dhe ka qenë një nga koncertet e turneut “Phoenix” të Rita Orës në vitin 2019, i cili ishte organizuar për të promovuar albumin e saj me të njëjtin titull.

E kur jemi te shqiptarët, duket se Sean Paul ka një afeksion të veçantë ndaj artisteve me prejardhje nga Kosova, pasi edhe në vitin 2017 ai kishte realizuar një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Dua Lipën, të titulluar “No Lie”. /Telegrafi/

(Videoja nuk është aktualisht e disponueshme për territorin e Kosovës)

Në trend Magazina

Më shumë
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
“O Çim, Egla është beqare

“O Çim, Egla është beqare", Juli shkakton të qeshura derisa ngacmon banorin e ri

Magazina
Kalo në kategori