LAJMI I FUNDIT:

Rënia dhe ngritja e Avdijajt: Te Zurichu e shohin si shpëtimtar – pas startit katastrofal në ligë

Rënia dhe ngritja e Avdijajt: Te Zurichu e shohin si shpëtimtar – pas startit katastrofal në ligë

Pesë ndeshje, asnjë fitore, vetëm dy gola të shënuar, ëndrra për në Ligën e Kampionëve tashmë është venitur. FCZ pati një fillim të rremë. Tani nënshkrimi i ri Donis Avdijaj duhet të nxjerrë Zurichun nga kriza, kështu e fillin shkrimin mediumi zviceran, Blick.

Lojtari shqiptar kishte një rënie të madhe në formë në vitet e kaluara, por që dalëngadalë ka filluar të marrë vetën dhe mediumi zviceran raporton se ai mund të jetë një lojtar kyç për Cyrihun.

Franco Foda luajti një rol të rëndësishëm në transferimin e tij. “Mundësia për t’u stërvitur sërish prej tij më bëri të marr këtë vendim”, citohet të ketë thënë Avdijaj kur u largua nga Hartberg.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Nën drejtimin e gjermanit, sulmuesi dikur kishte rifilluar karrierën e tij në Sturm Graz, tani ai mund të shpërblejë besimin ndaj Fodas pas fillimit të tij të vështirë si trajner i FCZ.

Avdijaj konsiderohet një talent i jashtëzakonshëm kur nënshkroi kontratën e parë profesionale me Schalken në vitin 2014 si 17-vjeçar. Shuma e klauzolës së largimit ishte: 49 milionë euro.

Ai nuk mundi t’i përmbushte pritshmëritë e mëdha të skuadrës gjermane. Ai bënte tituj vetëm jashtë fushës. Ai blinte një makinë të shtrenjtë, pësoi një aksident dhe bëhet skandal. Më vonë edhe klubet e tjera pësuan nga indisiplina e tij.

Pas sezonit të jashtëzakonshëm të kaluar, gjërat po bëhen të vështira për Cyrihun në sezonin e ri. Në Superligë, FCZ është në fund të tabelës pas tre xhirove me vetëm një pikë nga tri ndeshje. Asnjë kampion nuk ka nisur një sezon kaq keq që nga prezantimi i Superligës në vitin 2003.

Ëndrra për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve tashmë u shkatërrua në turin e dytë kualifikues ndaj Karabakh Agdamit në kohën shtesë. Tashmë vazhdon xhiroja e tretë e kualifikimeve në Ligën e Evropës. Kundërshtarët janë kampionët e Irlandës së Veriut, FC Linfield, ndërsa klubi skocez Heart of Midlothian nga Edinburgu do t’i priste në play-off.

Avdijaj kishte një tur nëpër Evropë, duke luajtur për klube si, Roda Kerkrade, Ëillem II, Trabzonspor, Heart of Midlothian, Emmen, Limassol dhe Hartberg.

Të gjitha lajmet nga Donis Avdijaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Donis Avdijaj

Ai tashmë ka ndryshuar stil të jetës së tij, pasi është më i kujdesshëm, më i fokusuar në fushë dhe tenton të rindërtojëe karrierën e tij.

Nuk diskutohet që Avdijaj ka cilësi. Në fillim të sezonit në Austri kundër Altach, ai realizoi dy gola, për t’i siguruar Hartbergut fitoren. “Ai është një vrasës që mund të vendosë ndeshjet”, thotë Schmidt. Këto janë cilësi që FCZ-së i duhen urgjentisht pas këtij starti katastrofal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori