Sërish zbritje në renditjen e FIFA-s për Kosovën që ende nuk i është gëzuar fitores në këto eliminatore.

Ekipi i Albert Bunjakit nga vendi i 172 kanë zbritur një shkallë më poshtë në të 173-in.


Asnjë ndryshim pozicioni për kombëtaren shqiptare të futbollit në renditjen e re të publikuar nga FIFA. Edhe për klasifikimin e muajit Maj, kuqezinjtë e Gianni De Biasit, vazhdojnë të mbajnë vendin e 66.

Renditja botërore e organit më të lartë të botës së futbollit, qëndron po e njëjta edhe përsa i përket vendeve të para.

Brazili është skuadra që udhëheq, menjëherë pas tyre vjen Argjentina, ndërsa në të tretin është Kombëtarja e Gjermane. /Telegrafi/

telegrafi sport app