0Shares

Paris Saint-Germain dhe Renault kanë nënshkruar sot marrëveshjen e partneritetit, duke bërë kështu që ato të jenë së bashkë përgjatë tre sezoneve të ardhshme.

Kështu së bashku Paris Saint-Germain dhe Renault do të zhvillojnë në shkallë të gjerë fushata reklamuese dhe promovuese, duke kombinuar pasionin e tifozëve të klubit parisien me forcën mbresëlënëse të Renault si një prej markave kryesore franceze në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Dyshja, gjithashtu do të kenë një fokus digjital – një fushëveprim ku dyshja do të shfaqin krijimtarinë e tyre. Ky klub futbollistik shpreson se do t’ia arrin të habitë 60 milionë ndjekësit e saj në mediat sociale, duke u afruar edhe më shumë me ata në internet si rezultat i këtij partneriteti fantastik.

“Jemi të kënaqur që Renault ka zgjedhur Paris Saint-Germain të shënojë hyrjen në futboll, dhe jemi krenar që klubi ynë është lidhur me gjigantin e industrisë franceze. Renault do të zë një pozitë të rëndësishme brenda programit tonë të përgjithshëm të partneritetit. Mezi po presim të fillojmë punën së bashku, dhe sezonin e parë ku lojtarët tanë do të shfaqen në fushatat e famshme të Renault “French Touch”, ka deklaruar Marc Armston nga Paris Saint-Germain.

“Jemi të kënaqur që Renault dhe Paris Saint-Germain do t’i kontribuojnë ndikimit të Parisit dhe Francës në botë. Ky partneritet ofron shumë mundësi, si në Francë ashtu dhe në skenën ndërkombëtare, ku do të përfitojnë klientët tanë nga rrjetet tona të shitjeve”, ka shtuar Phillipe Buros, drejtori komercial i Renault France. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)