LAJMI I FUNDIT:

Remzie Osmani feston ditëlindjen e 50-të

Remzie Osmani feston ditëlindjen e 50-të
Remzie Osmani (Foto: Instagram)

Artistja me prejardhje nga Suhareka, Remzie Osmani, sot (e premte) feston ditëlindje jubilare.

E lindur më 10 shtator të vitit 1971 në Mushtisht, ajo ditën e sotme ka mbushur plot 50 vite.


Në ditën speciale, ajo ka kremtuar me familjarët teksa urimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit.

Në postimin e publikuar në Instagram, aty ku numëron 238 mijë njerëz, Osmani falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme.

Të gjitha lajmet nga Remzie Osmani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Remzie Osmani

“Urimet e juaja te panumërta, dashuria juaj e sinqerte, respekti, arsyeja dhe motivi i punës time jeni ju, familja ime fansat e mi. Ju dua pa fund! Faleminderit”, ka shkruar ajo.

Përgjatë viteve, Remzia solli një sërë projektesh të suksesshme dhe shquhet si ndër zërat më të ëmbël të estradës.

Ajo akoma po vazhdon të jetë e pranishme në thuajse çdo eveniment e aheng familjar. /Telegrafi/