LAJMI I FUNDIT:

Remitencat kategoria më e madhe e të ardhurave

Remitencat kategoria më e madhe e të ardhurave

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se bilanci i të ardhurave dytësore shënoi rritje për 12.7 për qind, që i atribuohet nivelit më të lartë të remitencave.

“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, gjatë vitit 2017 arritën vlerën prej 759.2 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 9.9 për qind. Të gjithë tremujorët e vitit 2017 janë karakterizuar me rritje të theksuar të remitencave, ndërkohë që vetëm në TM4 2017, remitencat e pranuara në Kosovë arritën në 205.2 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 19.0 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, raportonRTKlive.


Sipas BQK-së, rritja e remitencave mund t’i atribuohet, deri në një masë, rritjes së aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe Zvicër, duke qenë se remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra. Remitancat që pranohen nga këto dy vende kanë një pjesëmarrje prej 38.0 përkatësisht 22.2 për qind në gjithsej remitencat.

“Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.8 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raportin e BQK-së. /Telegrafi/