LAJMI I FUNDIT:

Remenski: LSDM dhe BDI ende s’kanë vendosur për kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale

Remenski: LSDM dhe BDI ende s’kanë vendosur për kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale

Koalicioni qeverisës i LSDM-së dhe BDI-së është ende në fazën e konsultimeve dhe analizave se si do të qasen në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa në LSDM ende nuk është hapur çështja e kandidatëve të mundshëm, as nëse do të shkojë me konceptin e një kandidati konsensual ose jo, por të gjitha opsionet mbeten të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e theksoi nënkryetarja e LSDM-së Frosina Tashevska Remenski në margjinat e tryezës së rrumbullakët të ekspertëve me temë “Zbatimi i teknologjive të reja në proceset zgjedhore”.


“Çështjet ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri kryhen brenda organeve të partive dhe nuk kanë përfunduar. Konsultimet dhe analizat janë ende në vazhdim. Partia ende nuk i ka hapur çështjen rreth kandidatëve të mundshëm, pavarësisht nëse do të jetë koncepti i një kandidati konsensual apo jo, por natyrisht të gjitha opsionet janë të hapura për diskutim dhe ne do të zgjedhim mënyrën më të përshtatshme për t”i bashkuar qytetarët rreth kandidatit të LSDM-së”, tha nënkryetarja e LSDM-së.

Megjithatë, sipas saj, në këtë moment, vëmendja duhet të përqendrohet në reformat e planifikuara, drejt marrje së një raporti pozitiv dhe të fillohen negociatat me BE, ndërsa jo në luftën midis partive politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori