LAJMI I FUNDIT:

Rekorde muzikore dhe mijëra kopje të shitura të albumit – Naser Berisha rrëfen për vitet e arta në muzikë

Rekorde muzikore dhe mijëra kopje të shitura të albumit – Naser Berisha rrëfen për vitet e arta në muzikë

Ndër vite në muzikën shqiptare kanë ardhur emra që kanë lënë gjurmë me krijimet e tyre artistike, hite të shumta e këngë të paharrueshme që vazhdojnë të dëgjohen me nostalgji.

I tillë është edhe artisti i njohur shqiptar, Naser Berisha i njohur për hitet si: A më kujton, Do të doja, Kohë, Jeta ime, ne shumë të tjera.


Ndonëse jo shumë aktiv si më parë, Berisha mbetet ndër emrat më të dashur dhe të njohur të muzikës, megjithëse një rikthim i tij me një album të ri pas 16 vitesh u mirëprit nga fansat, por ai do të vazhdoj të jetë prezent me projekte të reja edhe në vitet në vazhdim.

Foto: Naser Berisha/Facebook

Në një intervistë për Telegrafin, këngëtari rrëfen fillimet e karrierës dhe vitet e tij të arta në muzikë, ndërsa zbulon planet që pret t’i realizoj në këtë vit të ri.

Telegrafi: Numëroni hite të shumta që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare, a mund të na tregosh se si nisi rrugëtimi juaj muzikor?

Naser Berisha: Ishte koha e kalimit nga një fëmijë në një adoleshent dhe natyrisht se në atë moshë e kërkon veten dhe talentin tënd, pas shumë testeve në sporte të ndryshme, ndalem në muzikë e më saktë në kitarë, ndërsa pas një viti më vonë filloj edhe me këndim duke u bërë aktiv me kalimin e viteve.

Foto: Naser Berisha/Facebook

Telegrafi: Me një bagazh të madh artistik, çka do të veçoje si arritjen tënde më të madhen?

Naser Berisha: Si arritjen më të madhe do ta veçoja shitjen e albumit tim të dytë në vitin 2002 me një tirazh më shumë se 100 mijë kopje CD. Ishte një rekord që deri më sot e mbajnë vetëm edhe tre artistë dhe grupe të tjera në Kosovë. E nëse e marrim si një referencë në botën perendimore në relacion me numrin e popullësisë, do të ishte çmim i së paku tre herë diamant, e që në botën e muzikës shumë pak artistë e arrijnë këtë me një album.

Telegrafi: Përfshirë gjithë krijimtarinë tënde muzikore, cili është më i veçanti për ty që ti e dallon nga gjithë të tjerët?

Naser Berisha: Natyrisht se kam shumë këngë dhe shumica nga to edhe më tej dëgjohen, e në mesin e tyre ka edhe hite të padiskutueshme, por kënga “Do të doja” mbetet kënga që e kam një lidhshmëri të veçantë për faktin se e kisha shkruar shumë herët që për atë kohë ishte ndryshe si nga ana tekstuale, por edhe e kompnimit dhe mënyra e interpretimit. Ishte ndoshta fat që nuk është publikuar në kohën kur është shkruar në vitin 1992, sepse do të humbiste pa lënë gjurmë, sepse edhe koha nuk ishte për muzikë në atë situatë të keqe politike, por në anën tjetër edhe publiku ndoshta nuk ka qenë i gatshëm të pranoj një tekst të tillë, e që me publikimin në vitin 2000 dhe me klipin që e bëra në 2001 mori hovin dhe dëgjohet edhe sot, e ndoshta sot edhe më shumë se në kohën e publikimit.

Foto: Naser Berisha/Facebook

Telegrafi: Jeni rikthyer me një album pas 16 vitesh, si do ta përshkruaje vitin që lamë pas për ju?

Naser Berisha: Viti 2022 ishte një vit shumë i suksesshëm për mua, pasi që në shkurt të këtij viti publikova albumin e katërt me radhë pas plot 16 vitesh edhe pse ndër vite kisha publikuar shumë këngë dhe videoklipe, por albumi është diçka i veçantë. Pastaj gjatë vitit 2022 kisha shumë mbrëmje muzikore dhe koncerte në Kosovë dhe Shqipëri.

Telegrafi: Si e shihni muzikën dhe artistët në vendin tonë, sa ka ecur para dhe ka zënë hapin në krahasim me tregun evropian apo botëror?

Naser Berisha: Ishte një kohë thuajse e artë gjatë viteve të 2000-2010 sidomos kur rap muzika kishte një kualitet shumë të mirë, që mund të krahasohej me nivelin evropian, por pastaj ranë në grackën e klikimeve në YouTube dhe gjithçka u kthye vetëm për klikime, ‘hite verore’ për 2-3 javë dhe më pas hum gjithçka, pastaj fal teknologjisë së shpejt në industrinë e muzikës erdhën në pah edhe ata që fare nuk kanë lidhje me këndimin dhe rap të mirëfilltë dhe tani jemi vet dëshmkitarë se çka është duke ndodhur.

Foto: Naser Berisha/Facebook

Telegrafi: Cka mund të presim nga ju në vitin 2023, a mund të na zbulosh ndonjë plan konkret që ke nis në aspektin e muzikës?

Naser Berisha: Planet e mia për vitin 2023 janë që t’i publikojë të paktën dy këngë, njëra do të jetë një befasi e mirë për publikun pa dashur të zbuloj më shumë, por natyrisht do të kem edhe mbrëmje muzikore dhe koncerte të ndryshëm në Koaovë dhe Shqipëri.

Telegrafi: Cila do të ishte dëshira juaj për vitin 2023

Naser Berisha: Dëshira më e madhe për vitin 2023 do të ishte që të ketë paqe gjithandej, ndoshta tingëllon pas klishe, por ky është realiteti dhe dëshira e të gjithëve.

Foto: Naser Berisha/Facebook

Telegrafi: Për fund, një urim për lexuesit e Telegrafit dhe fansat tuaj për vitin 2023?

Naser Berisha: Për lexuesit tuaj dhe fansat e muzikës time u dëshiroj të gjitha të mirat në jetë, shëndet, fat dhe lumturi. Kurse të rinjve iu them që t’i ndjekin ëndrrat dhe të mos ndalen kurrë së punuari për t’i realizuar ato. Gëzuar 2023! /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori