LAJMI I FUNDIT:

Rekord më vete, kënga “Me ty” e Luiz Ejllit arrin një milion klikime në vetëm nëntë orë pas publikimit

Rekord më vete, kënga “Me ty” e Luiz Ejllit arrin një milion klikime në vetëm nëntë orë pas publikimit

Këngëtari Luiz Ejlli ka inicizuar një këngë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

“Me ty” titullohet balada të cilën e ka kompozuar Elgit Doda, gjersa këngëtari shkodran e ka interpretuar në dedikim për dashurinë e tij brenda shtëpisë, moderatoren Kiara Tito.


Me t’u publikuar në YouTube dhe duke parë impaktin e madh që formati ka në rrjetet sociale, kënga ka arritur që menjëherë të shënojë shifra të larta klikimesh.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Në vetëm nëntë orë pasi është hedhur në YouTube, “Me ty” nga Luiz Ejlli ka arritur plot një milion klikime.

Çifti i BBVA "harrojnë" kamerat, publikohet momenti kur Luizi nuk i reziston dot epshit ndaj Kiarës
Lexo po ashtu Çifti i BBVA "harrojnë" kamerat, publikohet momenti kur Luizi nuk i reziston dot epshit ndaj Kiarës

Ky duket si një rekord më vete, pasi të rralla për të mos thënë që nuk mbahet mend që një këngë shqiptare të ketë arritur këtë shifër brenda një dite. /Telegrafi/

(Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës):