Trajneri Edi Reja u shfaq mjaft i zhgënjyer për humbjen ndaj Izraelit dhe veçanërisht për gabimin në golin e barazimit, pasi deklaroi se është e pafalshme që skuadra të hidhet përpara në atë mënyrë dhe të kapet në kundërsulm.
Tekniku italian tha se nuk ka thënë asnjëherë që Shqipëria është favorite, teksa shtoi se prej tre vitesh sheh që skuadra bën ndeshje të mira, por penalizohet nga gabime të rënda, që nuk e lejojnë të bëjë atë hapin e madh përpara.
Humbja: Ka një arsye pse nuk luajtëm aq mirë në pjesën e dytë pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Kishte intensitet ekipi dhe ata pritën momentin për të shënuar golin e barazimit, ishin tre veta përballë dy mbrojtësve tanë. Nuk mundet kur jenë në avantazh të bësh një gabim të tillë. Ne nuk arritëm t’ja dilnim edhe në Islandë. Në të gjitha ndeshjet ka pasur një arsye pse kemi bërë gabim. Nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë vetëm një pjesë të parë të mirë dhe të na kapin në kundërsulm kur jemi në avantazh, siç ndodhi në golin e barazimit që ishin vetëm Gjimshit dhe Veseli pas.
Pse nuk ia dalim të fitojmë? Si favoritë nuk e kam thënë, por nuk mund të themi që kemi qenë favoritë. Luajmë ndaj Islandës dhe Izraelit dhe kush e njeh futbollin e di sa skuadra të vështira janë. Kemi bërë gjithmonë gabime dhe nuk mund të bëjmë dot atë hapin përpara. Ka dy ndeshje brenda 90 minutave kur je dhe kur nuk je në avantazh, dhe ne duhet ta kuptojmë, lojtarët duhet ta kuptojnë kur është rreziku. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe jo të mendojmë se jemi favoritë.
Shthurja pas golit të barazimit dhe ndërrimet e bëra shpejt: Bëra disa ndryshime për t’i dhënë më shumë forcë skuadrës përpara sepse nuk po avanconin dot, provova të ngre ekipin edhe me lojën në ajër. Por loja jonë u kompromentua kur ishim në avantazh që ata morën barazimin, pastaj ne u demotivuam e kundërta ndodhi me ata. Më pas duhej të ndërroja Abrashin pasi nuk ishte në formë, pastaj futa Gjasulën. Por ata ishin të karikuar nga goli dhe morën shumë zemër. Në pushimin mes pjesëve u thash lojtarëve të futeshin në fushë dhe të mos pësonin gol, por ja që ndodhi. /SS/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Vendi i tij kishte nevojë për të, la karrierën e pasur si futbollist për ta kapur armën - vritet lojtari ukrainas

Tifozët e Man Utd tronditën kur e kuptojnë koston e transferimit të Garnachos nga Atletico Madridi

Guardiolan e tradhtuan lotët në triumfin e FA Cup

Messi konfirmon largimin nga PSG

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona