LAJMI I FUNDIT:

Reja flet për shortin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve: Grup i vështirë, por do bëjmë rezultate të mira

Reja flet për shortin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve: Grup i vështirë, por do bëjmë rezultate të mira

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA për edicionin e tretë të Nations League 2022-23, që e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 përballë Rusisë, Islandës dhe Izraelit.

Duke folur për Fshf.org tekniku italian u shpreh se shorti i ka vënë Shqipërisë rivalë të fortë përballë, por kjo nuk ishte surprizë pasi në Ligën B të këtij kompeticioni të gjitha skuadrat janë të një nivelit tjetër dhe mjaft të forta.

Gjithsesi, Reja është i bindur se skuadra kuqezi do të bëjë rezultate të mira ndonëse kalendari në muajin qershor është mjaft i ngjeshur.

“Unë doja të evitonim Serbinë, sepse është sigurisht një ekipi shumë i fortë. Edhe Rusia është e fortë dhe do të doja ta evitonim, por është e qartë se një nga skuadrat e forta do ta kishim në grup. Islandën nuk e dimë akoma se në çfarë gjendjeje është, ka ndryshuar shumë, ka bërë një skuadër më të re dhe për momentin nuk di çfarë vlerësimesh mund të jap. Sigurisht është një grup i vështirë, pak a shumë njësoj për të gjitha skuadrat në Ligën B, por ne jemi të bindur se mund të bëjmë rezultate të mira. Me vjen keq për faktin se do të kemi transferta të lodhshme, me Rusisë, Islandës e Izraelit janë udhëtime të gjata. Uroj që në kalendarin e turneut të mos i kemi transfertat njëra pas tjetrës”, – tha Edoardo Reja.

Më tej, tekniku foli edhe për objektivat që do të kemi në këtë edicion të Ligës së Kombeve, teksa sipas tij synimi primar është që Shqipëria të mos renditet e fundit dhe të mos kthehet në Ligën C.

“Si konkluzion do të thoja që në vija të përgjithshme jam i kënaqur me shortin. Objekti jonë primar është të mos renditemi në vendin e katërt dhe të mos zbresim në Ligën C, pastaj nuk i dihet. Tani duhet të analizojmë rivalët dhe t’i njohim mirë, sa të forta janë dhe në bazë të kësaj analize do të bëjmë vlerësimet tona. Para se të nisim ndeshjet në qershor do t’i studiojmë dhe do të kem një ide më të qartë. Për momentin nuk mund të them se cila është skuadra më e fortë apo kujt t’i druhemi më shumë. Kam nevojë t’i shoh e më pas të flas në një moment të dytë pasi të jem më i qartë për vlerat e secilës”, – tha Reja.

E nisin ndaj Rusisë dhe e mbyllin ndaj Islandës në 'Air Albania Stadium', orari i plotë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve
Lexo po ashtu E nisin ndaj Rusisë dhe e mbyllin ndaj Islandës në 'Air Albania Stadium', orari i plotë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve

Së fundmi, trajneri i Kombëtares komentoi edhe specifikat e kalendarit të qershorit, duke shpresuar që lojtarët tanë të vijnë në gjendje sa më të mirë fizike, pasi kampionatet do të kenë mbaruar dhe duhet krijuar edhe një grup i madh lojtarësh për të bërë rotacion në të katërta ndeshjet.

“Kalendari i ngjeshur në qershor është problemi kryesor. Patjetër që është i barabartë për të gjithë, por ne duhet të krijojmë një grup të rëndësishëm lojtarësh në mënyrë që të kemi edhe mundësi për të bërë ndryshime të shpeshta në formacion, pasi të luash 4 ndeshje në 14 ditë, është e qartë që duhet të bëj rotacion. Jo të gjithë mund të luajnë 4 ndeshje të nivelit të lartë në 14 ditë. Në këtë pikëpamje duhet të zgjedhim një strategji të rëndësishme për të pasur ekipin në formën më të mirë fizike. Nuk e di se si do të vijnë lojtarët në qershor, pasi kampionatet do të kenë mbaruar atëherë. Dikush mund të jetë i lodhur, dikush më i relaksuar, mua më vjen mirë që futbollistët aktivizohen rregullisht me klubet e tyre, por nëse do të luanin më pak në periudhën para ndeshjeve të Kombëtares nuk do të ishte edhe aq keq, mbi të gjitha futbollistët tanë më të rëndësishëm”, – deklaroi Edy Reja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori