LAJMI I FUNDIT:

Reja flet për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Lituanisë: Do të ketë ndryshime, por duam fitore

Reja flet për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Lituanisë: Do të ketë ndryshime, por duam fitore

Edy Reja, trajneri i kombëtares kuqezi në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Lituanisë, paralajmëroi se në skuadër pritet të ketë disa ndryshime për këtë sfidë me përjashtim të repartit mbrojtës.

Reja foli për disa tema duke i prekur të gjitha çështjet e aktualitetit kuqezi nga pak.


“Është një ndeshje e ndryshme, e vështirë. Lituania luan mirë me topin, është e shpejtë nga krahët. Kam besim te ekipi im. Do më duhet të bëj disa ndryshime. Do jem shumë i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Ata humbën, por skuadra reagon dhe mund të na hapë shumë punë”.

“Sa i përket fazës sulmuese kam probleme, pasi Cikalleshi ka shqetësime fizike. Për mbrojtjen nuk është se kam ndonjë shqetësim, pasi nuk lodhen shumë, sidomos tre mbrojtësit e qendrës. Kam edhe Enea Mihaj, i cili është kandidat për të luajtur. Edhe për pjesën e mesfushës, kemi Baren dhe Abrashin, që kanë shpenzuar shumë energji. Po shikoj dhe në mesfushë për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di si do të jetë Hysaj, nëse do të jetë “top” si kundër Bjellorusisë, por duhet të tregojmë shumë kujdes për lojtarët, që të mos pësojnë dëmtime”.

“Sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin ndaj Bjellorusisë, por rruga është e gjatë. Nuk mund të them se kemi eufori, pasi kemi nisur menjëherë të përgatisim ndeshjen e radhës. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. Nuk isha i kënaqur me sulmin kundër Bjellorusisë, pasi nuk e ndihmoi shumë skuadrën, por për shkak të problemeve fizike, edhe ndeshja nuk u interpretua nga lojtarët siç duhet. Ne kishim 9 muaj pa u takuar me njëri-tjetrin dhe për tre ditë, është shumë e vështirë. Ishte e vështirë të fitonim, por jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi. Treguan se donin të fitonin me çdo kusht. Ne kompensuan pjesën fizike me karakterin që treguam në fushë”, përcjell SuperSport.

“Roshi? Ai hyn në fushë dhe zgjidh ndeshjen. Unë do të doja që Roshi të ishte titullar, por për shkak të modulit me të cilit luajmë, nuk është e mundur. Ua kam thënë lojtarëve, sikur 5 minuta të luajnë, duhet të japin maksimumin në fushë. Është e vështirë të ndryshohet skema gjatë rrugës. Unë kam kohë që luaj me këtë skemë dhe ekipi është përshtatur. E kam provuar dhe Roshin, por nuk dua të bëj eksperimente të tilla”.

Reja në konferencë për shtyp

“Ramadani dhe Ismajli? Për sa i përket dy lojtarëve, kanë disa probleme fizike dhe më vjen shumë keq. Mund të them se nuk mund të rikuperohen për këto dy ndeshje. Duhet të presim tetorin. Më vjen keq, sepse i kisha në planet e mia. Normalisht, mua më duhen 22 lojtarë për dy ndeshje. Por sigurisht që ne kemi shumë alternativa, kemi shumë lojtarë të rinj: Çekiçi, Laçin. I kam parë në stërvitje, janë shumë mirë teknikisht dhe fizikisht. Janë dhe Broja e Çepele, që kanë bërë shumë mirë. Më ka pëlqyer shumë Broja, por dhe Çepele, i cili është vetëm 17-vjeç, por është një lojtar që duket sikur ka shumë eksperiencë. Sigurisht do të vijë edhe momenti për këto lojtarë të rinj”.

“A do ketë debutues? Kemi lojtarë që mund të debutojnë nga fillimi, por dhe nga stoli. Për të vendosur, do të mendohem mirë, deri sa të dal në një konkluzion”, u shpreh Reja.

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori