LAJMI I FUNDIT:

Reja analizon ndeshjen me Anglinë: Shqipëria nuk do të mbrohet

Reja analizon ndeshjen me Anglinë: Shqipëria nuk do të mbrohet

Pas fitores në ndeshjen e parë kundër Andorras më rezultat minimal 1-0, Shqipëria nesër përballet me Anglinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër me fillim nga ora 18:00.

Para kësaj ndeshje, trajneri Edi Reja ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me kapitenin e skuadrës Etrit Berisha.


Që në fillim të konferencës u bë e ditur se qendërmbrojtësi Marash Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm në dy ndeshjet e radhës ndaj Anglisë dhe San Marinos për shkak të një shqetësimi në gjurin e tij dhe se ai tashmë është kthyer në Itali për të vazhduar procesin e rikuperimit të tij.

Ndërsa trajneri Edi Reja duke folur për kundërshtarin e së dielës, vlerësoi sulmuesin Harry Kane si më të rrezikshmin e Anglisë duke mos përjashtuar edhe emra të tjerë të rinj si Foden dhe Mount

Reja: Anglia top skuadër, Harry mbetet lojtari më i fortë i tyre

“Sigurisht Anglia është një nga rivalët më të fortë në Evropë, nuk diskutohet, është top skuadër. Aktualisht ka një grup lojtarësh të rinj shumë cilësorë dhe sigurisht ata përveç botërorit por përgatiten edhe për evropianin e ardhshëm dhe unë shoh që po punojnë shumë mirë aktualisht. Kanë një grup me cilësi shumë të mira. Sigurisht që Kane është e tashmja, është një nga lojtarët aktualisht më të fortë ndërsa lojtarë si Foden dhe Mount janë të rinj dhe kanë shumë kohë për të treguar vlerat e tyre me kombëtaren në të ardhmen por e thash që për momentin ai është Kanë, lojtari më i rëndësishëm që ka Anglia në fazën sulmuese.”, u shpreh Reja

Më tutje Reja shtoi se në skuadrën e tij motivimi i lojtarëve është shumë i lartë për shkak se do të përballen me njërën nga skuadrat më të fuqishme ne Evropë dhe shpreson që Shqipëria të bëjë një paraqitje shumë të mirë.

Reja: Motivimi për ndeshjen me Anglinë është shumë i lartë

“Sigurisht që motivimi është shumë i lartë në këtë ndeshje siç e thatë edhe ju nuk nevojë t’i motivosh lojtarët pasi përball do të kenë një nga skuadrat më të forta ne Evropë, por nuk është thjeshtë çështje motivimi, është çështje tensioni dhe çështje pjekurie. Në këtë sfidë ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në aspektin psikologjik të saj. Sigurisht Anglia ka përpara lojtarë që janë shumë të aftë, shumë cilësor në aspektin taktik dhe teknik, janë shumë lojtarë të rinj, janë shumë agresiv, janë shumë të shpejtë dhe duhet të përgatitemi sa më mirë, t’i lëmë atyre sa më pak hapësira sepse kanë me të vërtetë lojtarë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment…. Shpresoj të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në këtë takim.”, theksoi Reja.

Reja po ashtu ka bërë të ditur se Armando Broja mund të luajë nga minuta e parë kundër Anglisë për shkak se e njeh ambientin më mirë por se ende nuk e ka vendosur formacion titullarë.

Reja: Broja mund të nis nga fillimi, por ende nuk e kemi vendosur

“Në fakt për mua janë të gjithë lojtarët qoftë Broja qoftë edhe të gjithë të tjerët. Sigurisht ekipin do ta vendosim para ndeshjes dhe atë para fillimit do të marrim vesh pra se kush do të jetë në formacionin titullar…. Për Brojën sigurisht do t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë që ai ta nis nga fillimi, sigurisht e njeh Anglinë shumë mirë dhe mund të na japi një dorë në këtë sens por akoma nuk e kemi vendosur nëse do të luajë titullar apo jo.”, vazhdoi Reja më tutje.

E sa i përket problemeve ne mbrojtje pas lëndimit te Marash Kumbullas, Reja ka lënë të kuptohet se vendin e tij do ta marrë Berat Gjimshiti.

Reja: Gjimshiti mund ta marrë vendin e Kumbullas sepse është më i përshtatshmi për t’u ballafaquar me Harry Kane

“Sigurisht ne kemi zgjidhje të tjera për shkak të mungesës së Kumbullës. Ne kemi Ismailin, Gjimshitin por edhe Veselin i cili është paraqitur mirë në kohët e fundit dhe mund ta angazhojmë pikërisht në atë rol, në fakt ai te Salonitana.. luan pak në qendër të mbrojtjes dhe është mësuar më këtë skemë po themi me këtë pozicion në fushë por kam menduar deri tani që Gjimshiti është lojtari më i përshtatshëm për të qenë pikërisht në zemër të mbrojtjes aty ku do jetë dhe zona e Kane pra i cili mund të jetë më i rrezikshëm dhe besoj se për strukturën që ka Gjimshiti është më i përshtatshëm që të përballet me të gjatë gjithë kohës.”, tha ai.

Në fund Reja tha se luajnë kundër Anglisë me synimin e qartë për t’i sulmuar dhe për të nxjerrë një rezultat pozitiv

Reja:E respektojmë Anglinë por luajmë ndaj tyre për të nxjerrë rezultat pozitiv

“Sigurisht Anglia shënoi pesë gola me San Marinon pra është një skuadër që ka shumë cilësi dhe nuk është ndonjë surprizë. Besoj së nga pikëpamja taktike do të jemi shumë të zotë gjatë gjithë lojës por sigurisht nuk mund të qëndrojmë 90 minuta në mbrojtje, duhet t’i sulmojmë, t’i frikësojmë paksa. Kemi karakteristikat e duhura për të përballuar një ndeshje të tillë, duhet të shfrytëzojmë sa më shumë hapësirat për t’i sulmuar dhe për t’i shqetësuar por them t’i mbajmë në tension të lartë gjatë gjithë kohës. Patjetër kemi respekt për Anglinë por ne do të bëjmë ndeshjen tonë dhe nuk kemi pse të mos synojmë të marrim një rezultat pozitiv tha në fund Reja.

Ndeshja Shqipëria – Angli zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori