LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi në Maqedoni, hap pas hapi i treguar nga mërgimtari Kasam Selimi

Regjistrimi në Maqedoni, hap pas hapi i treguar nga mërgimtari Kasam Selimi

Regjistrimi i popullatës, banesave dhe ekonomive familjare në Maqedoni ka nisur të marr jehonë dhe qytetarët kanë filluar të mobilizohen që të ju ndihmojnë mërgimtarëve në diasporë që të regjistrohen. Të njejtën e kemi bërë edhe ne si Telegrafi Maqedoni pasi kemi folur me Kasam Selimin, mërgimtar i cili jeton në Zvicër dhe këto javë ka qenë tepër aktiv duke i ndihmuar mërgimtarët që të regjistrohen.

Selimi ka treguar të gjithë procesin e regjistrimit online se si mund të bëhet nga diaspora dhe këtë e ka bërë duke ndjekur hapat që janë vendosur nga Enti Shtetëror për statistika (ESHS).


Ai gjithashtu ka thënë se ka interesim të madh për t’u regjistruar por ndërkohë edhe ka pasur ankesa për procesin online.

Selimi i ka lutur mërgimtarët që të kërkojnë ndihmë dhe të mos humbin mundësinë që të regjistrohen.

Gjithashtu, Telegrafi Maqedoni ka folur më herët edhe me Bekim Berishën nga ESHS i cili ka sigururar se procesi është i besueshëm dhe i lehtë.

Berisha ka thënë se janë organizuar dhe sensibilizuar grupet e shqiptarëve nëpër diasporë për të bërë regjistrimin. “Ky mbi të gjitha është proces kombëtar, posaçërisht për shqiptarët”.

“Drejtori është maqedon e zëvendësdrejtori është shqiptar. Për tu publikuar rezultatet do të duhet të nënshkruhen drejtori dhe zëvendësdrejtori, dhe nuk besoj se as njëri e as tjetri që do të nënshkruajnë diçka për hatër të tjetrit dhe në dëm të vetes” u përgjigj Berisha në lidhje pyetjen për dyshimet rreth përqindjeve në fund të procesit të regjistrimit.

Regjistrimi në Maqedoni – gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Regjistrimi në Maqedoni – gjithçka që duhet të dini

Përndryshe, regjistrimi i popullatës, banesave dhe ekonomive familjare do të zhvillohet nga 1 deri 21 prill, dhe paralelisht do të vazhdojë edhe regjistrimi i diasporës që ka nisur nga 1 marsi. Të dy proceset do të përfundojnë me datë 21 prill. Rezultatet e para duhet të dalin brenda 6 muajve pas përfundimit të procesit të numërimit. Deri sot, e hënë (15 mars), në formën online janë regjistruar mbi 64 mijë mërgimtarë./Telegrafi/

Gjitha lajmet për REGJISTRIMIN në Maqedoni
Lexo po ashtu Gjitha lajmet për REGJISTRIMIN në Maqedoni

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori