Regjistrimi i popullatës, banesave dhe ekonomive familjare në Maqedoni ka nisur të marr jehonë dhe qytetarët kanë filluar të mobilizohen që të ju ndihmojnë mërgimtarëve në diasporë që të regjistrohen. Të njejtën e kemi bërë edhe ne si Telegrafi Maqedoni pasi kemi folur me Bekim Berishën nga Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni, që njëherit është edhe institucioni bartës i këtij procesi historik në Maqedoni.
Berisha thotë se punojnë pa ndaluar pasi këtë proces nuk e ndjejnë vetëm si punë por edhe si obligim moral e kombëtar. “Kemi angazhime të shumta. Regjistrimi po shkon mirë. Ka mundur edhe më mirë por jemi duke përmirësuar procesin” ka thënë Berisha.
“Enti shtetëror për statistika është i kënaqur. Ka persona të regjistruar por kemi pritur edhe më shumë që të regjistrohen” ka shtuar ai, duke thënë se deri dje (9 mars) ka pasur të regjistruar mbi 43 mijë qytetarë të Maqedonisë që jetojnë në diasporë që janë regjistruar në formë online.
Në pyetjen e Telegrafit për etninë e personave të regjistruar, Berisha ka thënë se nuk ka ashtu të dhëna pasi të njejtat janë të mbrojtura me ligj. Të njejtat, sipas tij, do të publikohen në fund të procesit të regjistrimit.
Pengesat teknike në fillim sipas Berishës nuk sjellin hije dyshimi mbi procesin e regjistrimit por të njejtat janë përmirësuar dhe ai ju bën thirrje mërgimtarëve që të ndjekin udhëzuesit se si të regjistrohen.
Berisha ka thënë se janë organizuar dhe sensibilizuar grupet e shqiptarëve nëpër diasporë për të bërë regjistrimin. “Ky mbi të gjitha është proces kombëtar, posaçërisht për shqiptarët”.
“Drejtori është maqedon e zëvendësdrejtori është shqiptar. Për tu publikuar rezultatet do të duhet të nënshkruhen drejtori dhe zëvendësdrejtori, dhe nuk besoj se as njëri e as tjetri që do të nënshkruajnë diçka për hatër të tjetrit dhe në dëm të vetes” u përgjigj Berisha në lidhje pyetjen për dyshimet rreth përqindjeve në fund të procesit të regjistrimit.
Fushata do të jetë më aktive dhe agresive, thotë Berisha, metodolog në ISHS.
Sipas Berishës, qytetarët e Maqedonisë që janë në diasporë mund t’i regjistrojë edhe familja e tyre që gjendet në vendlindje, kur të fillojë procesi i regjistrimit brenda vendit.
Nuk do të ngelet asnjë person pa regjistruar, siguron ai.
Procesi i regjistrimit në Maqedoni nga 1 prilli do të bëhet për njerëzit, ekonominë familjare dhe banesat do të kenë vetëm karakter informues për shtetin dhe kjo nuk do të ndikojë në asnjë proces tjetër që lidhet me ndonjë institucion tjetër.
Sipas Berishës regjistruesit që do të shkojnë nëpër shtëpi për të regjistruar do të shkojnë sipas vendbanimit. “Kur të fillojë regjistrimi, një regjistrues do të shkojë në një shtëpi. Nëse ajo shtëpi është në një vendbanim me shqiptarë, atëherë regjistruesi do të jetë shqiptar. Qytetarët mund të kërkojë që regjistuesi të flet në gjuhën e tij dhe kjo është shumë e lehtë, ESHS ia mundëson” thotë Berisha.
Duke pasur parasysh pandeminë globale Covid-19, Berisha thotë se do të merren të gjitha masat shëndetësore që të mbrojnë familjet që të regjistrohen dhe regjistruesit, duke qenë në kontakt të përditshëm me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse.
Përndryshe, regjistrimi i popullatës, banesave dhe ekonomive familjare do të zhvillohet nga 1 deri 21 prill, dhe paralelisht do të vazhdojë edhe regjistrimi i diasporës që ka nisur nga 1 marsi. Të dy proceset do të përfundojnë me datë 21 prill. Rezultatet e para duhet të dalin brenda 6 muajve pas përfundimit të procesit të numërimit. /Telegrafi/
Ndiqeni videon për më shumë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert