LAJMI I FUNDIT:

Regjisori britanik: Brexit do të çojë drejt fundit të Britanisë së Madhe

Regjisori britanik: Brexit do të çojë drejt fundit të Britanisë së Madhe

Regjisori britanik, Danny Boyle, beson se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe nëse bashkëkombësit e tij do të lejoheshin të votonin sërish, ata do të shpreheshin kundër daljes së vendit nga blloku evropian.

“Mendoj se njerëzit kanë nisur të kuptojnë se çfarë hapi i madh është bërë”, është shprehur regjisori i filmit “Slumdog Millionaire” për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, transmeton KP.


Paralajmërimet për pasojat e Brexit-it: Çmimi i lartë i daljes së Britanisë nga BE-ja
Lexo po ashtu Paralajmërimet për pasojat e Brexit-it: Çmimi i lartë i daljes së Britanisë nga BE-ja

“Besoj se nëse do të mund të votonin sërish, atëherë britanikët do të kërkonin të mbeteshin pjesë e BE-së, ka thënë më tej fitues i çmimit Oscar.

Theksojmë se deputetët e Parlamentit britanik e kanë mbështetur me shumicë dërrmuese Qeverinë e vendit, për të filluar largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.