LAJMI I FUNDIT:

Regjioni i Prishtinës të premten do të ketë reduktime të ujit të pijshëm

Regjioni i Prishtinës të premten do të ketë reduktime të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e zonave të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Batllavës se 29 qershor 2018, e premte, duke filluar nga 08:00 deri 18:00, gjithsej 10 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Me këtë rast do të ndërpritet pompimi nga Stacioni i Pompave në Batllavë dhe nuk do të punohet edhe me Fabrikën e Përpunimit të ujit në Batllavë, gjegjësit Albanik.


“Kjo ndërprerje e trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm bëhet me qëllim të krijimit të kushteve të punës për kontraktor në ndërrimin e valvolave në hyrje dhe dalje të Stacionit të Pompave në Batllavë, projekt ky në kuadër të investimeve kapitale që po bënë Ujësjellësi i Prishtinës, në ndërrimin e aseteve të ndjeshme që kanë të bëjnë me sigurimin e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, përcjell Telegrafi.

Kompania njofton se qyteti i Podujevës me fshatra përreth (përjashtim bëjnë zonat që furnizohen me ujë nga Puset e Peranit), të gjitha fshatrat përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë, lagjja “Kodra e Trimave” dhe lagjja “Arbëria” me zona të tjera përreth saj në Prishtinë do të janë zonat që do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme. /Telegrafi/