LAJMI I FUNDIT:

Reggie Miller: LeBron James duhet të përfundojë së luajturi këtë sezon

Reggie Miller: LeBron James duhet të përfundojë së luajturi këtë sezon
LeBron James (Foto by Yong Teck Lim/Getty Images/Guliver)

Los Angeles Lakers duket se do të mbetet jashtë fazës së “play-off” të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Edhe pse skuadra është përforcuar me njërin prej basketbollistëve më të mirë amerikan, LeBron James, skuadra nuk po arrin të përmbush pritshmëritë.


Reggie Miller (Foto by Ronald Martinez/Getty Images/Guliver)

Nga këto 18 ndeshje që ekipi i humbi, ‘King’ James ishte në gjashtë prej tyre ndërsa në tjerat mungoi shkaku i një lëndimi në ijën e këmbës.

Kjo ka bërë që një prej legjendave të basketbollit, Reggie Miller t’i kërkoj që të përfundoj paraqitjet për këtë sezon.

“Lonzo Ball do jetë jashtë për një javë, Brandon Ingram ka dhimbje në shpatulla, Kyle Kuzma është dëmtuar në kyçin e këmbës. Unë mendoj se është koha që LeBron të përfundojë sezonin, të pushoj”, tha legjenda përmes një mesazhi në llogarinë personale të Twitterit.

Rezutlatet dhe video sekuencat e ndeshjeve të ditës së sotme në NBA
Lexo po ashtu Rezutlatet dhe video sekuencat e ndeshjeve të ditës së sotme në NBA

Theksojmë se gjatë ditës së sotme Lakersat pësuan humbje kundër rivalëve lokal të Los Angeles Clippersave me rezultat 113:105.

Ndryshe, Los Angeles zë pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore. /Telegrafi/