LAJMI I FUNDIT:

Refuzuan t’i binden sinjalit të ndalimit të Policisë, më pas te të dyshuarit gjenden substanca narkotike

Refuzuan t’i binden sinjalit të ndalimit të Policisë, më pas te të dyshuarit gjenden substanca narkotike
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona në Mitrovicë të Veriut dhe se tek të dyshuarit është gjetur një sasi e substancave narkotike.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se dy serbët fillimisht kanë refuzuar që të ndalen me veturën e tyre.


“Gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në veri, pas mesnate, rreth orës 01:00, patrulla policore ka sinjalizuar për ndalim një veturë në fshatin Koshtovë, drejtuesi i së cilës nuk i është bindur sinjalit nga policia për ndalim.

Patrullat policore më pas në qendër të qytetit (tek rreth-rrotullimi) kanë arritur ta ndalojnë veturën pa targa e në të cilën ishin dy persona: A.D., (viti i lindjes 1996, mashkull serb kosovar) dhe D.Z., (viti i lindjes 1992, mashkull serb kosovar)”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Tutje, në njoftim theksohet se “Policia ka bërë kontrollin e veturës dhe personave në të. Tek i dyshuari D.Z., është gjetur një sasi substance që dyshohet të jetë narkotike”.

“Lidhur me këtë policia ka iniciuar rastin, kurse me rekomandim nga prokurori rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori