Gjenet janë një mrekulli, dhe këtë e vërteton ngjashmëria e mahnitshme mes aktores Reese Witherspoon dhe vajzës Ava Elizabeth Phillippe.
Në fotografitë e tyre të përbashkëta vërehet ngjashmëria e madhe e aktores 46 vjeçare dhe vajzës së saj 22 vjeçare.
Së fundmi, aktorja ka shpërndarë fotografi në Instagram nga një darkë e përbashkët, ndërsa komentet kanë qenë të shumta lidhur me ngjashmërinë.
View this post on Instagram
Reese ka folur për mënyrën sesi ngatërrohen gjatë gjithë kohës dhe se si shpesh bëjnë shaka me një dyshe tjetër nënë-bijë që u ndodh e njëjta gjë, Lisa Bonet dhe Zoe Kravitz.
“Sa herë që Ava mërzitet, unë i them asaj ta telefonojë Zoe ose i dërgoj mesazh, ajo e di se si është”.
Zoe Kravitz dhe Lisa Bonet (Foto: WireImage/Time)
“Unë jam shumë krenare për të dhe jam e sigurt se nuk është e lehtë kur të ngatërrojnë me nënën tënde”, ka thënë Witherspoon në një intervistë të mëhershme. /Telegrafi/
Ava Elizabeth Phillippe dhe Reese Witherspoon (Foto: Vanity Fair)