LAJMI I FUNDIT:

RedBird firmos dokumentet për blerjen e Milanit

RedBird firmos dokumentet për blerjen e Milanit

Sipas DAZN, shefi i RedBird Capital Partners, Gerry Cardinale ka nënshkruar dokumentet paraprake për të blerë Milanin nga Elliott.

Cardinale mbërriti dje në Itali dhe është takuar me përfaqësuesit e Elliott në Milano.


Sipas DAZN, ai tashmë ka nënshkruar dokumentet paraprake që do t’i lejojnë të blejë Campioni d’Italia për 1.3 miliard euro. Sky Sport Italia pretendon se takimi është përmbyllur dhe të dy transmetuesit nuk presin një njoftim zyrtar para ditës së nesërme.

Sot mund të jetë ditë e madhe për Milanin - RedBird pritet ta marrë klubin nën pronësi
Lexo po ashtu Sot mund të jetë ditë e madhe për Milanin - RedBird pritet ta marrë klubin nën pronësi

Nënshkrimi i kontratave paraprake është hapi i parë drejt marrjes së kontrollit të plotë të klubit. Cardinale duhet të takohet me Paolo Maldinin gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar zgjatjen e kontratës së tij dhe strategjitë e transferimit të klubit.

Pronarët e Milanit, Elliott kishin qenë në bisedime me fondin me bazë në Bahrein, Investcorp për disa javë, por marrëveshja u rrëzua pas gati një muaji negociata pasi pronarët kuqezi nuk ishin plotësisht të bindur për ofertën që vinte nga Bahreini.

Kryetari Ekzekutiv, Mohammed Al Ardhi konfirmoi përfundimin e negociatave javën e kaluar, duke thënë se dy palët nuk kishin arritur një marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori