LAJMI I FUNDIT:

Reciprociteti për targa – gjithçka që ndodhi gjatë ditës së hënë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

Reciprociteti për targa – gjithçka që ndodhi gjatë ditës së hënë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak
Foto ilustruese Telegrafi

Gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat.

Kjo ishte bërë e ditur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëashëm.


Kështu dhe ndodhi!

Pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën me 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosësn në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin. Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

E gjithë kjo krijoi pakënaqësi të serbëve, të cilët protestuan gjatë gjithë ditës së hënë duke kundërshtuar këtë vendim.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve afër kufirit të Bërnjakut, pasi ata kundërshtuan t’i largojnë automjetet e tyre për ta zhbllokuar rrugën. Edhe pse protestuesit janë distancuar nga policia, ata janë tubohen nëpër lokacione të ndryshme dhe në numër më të vogël.

Protestuesit janë rigrupuar dhe tashmë kanë filluar ngritjen e tendave, ku paralajmërohet se do të kalojnë natën.

Njësitet speciale të policisë po qëndrojnë larg nga protestuesit.

E po ashtu veturat e grumbulluara në afërsi të Jarinjes vazhdojnë të jenë aty derisa qytetarët pronarë të tyre po qarkullojnë.

Deklarimi i kryeministrit Albin Kurti

Kreu i Qeverisë, ka thënë Kosova ka zbatuar të gjitha detyrimet, përfshirë edhe lehtësimin e procesit për regjistrimin e automjeteve.

Ai shoti se është kompletuar infrastruktura administrative për lëshimin e dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e automjeteve – po ashtu janë bërë edhe plotësimet dhe ndryshimet ligjore për të lehtësuar regjistrimin e automjeteve nëpërmjet një sërë veprimesh.

Kryeministri u shpreh se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë, duke thënë se ato në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim t’i cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi.

“Sikurse dje, sot por edhe nesër, qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm, të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga unë si kryeministër i saj. Pres nga të gjithë qytetarët që ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodhë asgjë e jashtëligjshme apo diskriminuese.  Sot, vetëm po fillon zbatimi i një marrëveshjeje për të cilën është pajtuar Serbia me ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse liria e lëvizjes është edhe e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë evropiane”, deklaroi Kurti.

Tutje theksoi se tabelat e përkohshme nuk janë dëshirë por imponim nga pala tjetër, pasi shtoi se ka 10 vjet që qytetarët tanë paguajnë për këto tabela që janë poshtë.

“Ne nuk i duam as këto, as këto, mirëpo derisa të ketë këso, do të ketë edhe këso”, tha kryeministri.

Presidentja Vjosa Osmani – Kosova ka zbatuar në plotëni marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova sot ka zbatuar në plotësi marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të cilat Serbia i ka injoruar dhe po vazhdon të mos i zbatojë.

Osmani theksoi se reciprociteti në çështjen e targave, për të cilën kanë nënshkruar të dyja palët në Bruksel, nuk mund të shihet si veprim tensionues e i njëanshëm, por veprim drejt zbatimit të marrëveshjeve të cilën do të duhej ta kërkonte edhe vet BE-ja.

“Serbia është ajo që ka vepruar në mënyrë të njëanshme nga viti 2016 e në shkelje të marrëveshjeve të Brukselit, e jo Kosova”, tha presidentja.

Tutje shtoi se strukturat ilegale serbe, të financuara e që marrin urdhra nga shteti i Serbisë, po ndërmarrin veprime jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e rajonit.

“Për më tepër, Serbia, sipas logjikës së pandryshuar të së kaluarës, po i shfrytëzon edhe institucionet shtetërore serbe për ta kërcënuar vendin tonë”, u shpreh Osmani.

Më tej tha se asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve është ndërmarrë si rezultat i përfundimit të marrëveshjeve të vitit 2011 dhe 2016 për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve. Rrjedhimisht, vendimi siguron trajtim të barabartë dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Vendimi është pranuar dhe po zbatohet me përpikëri në të gjitha pikat kufitare, me përjashtim të dy pikave në veri, në të cilat serbët lokalë po keqpërdoren nga Qeveria serbe dhe strukturat ilegale atje”, vazhdoi Osmani.

Presidentja ka ftuar Bashkimin Evropian që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Serbisë që të ndalojë menjëherë provokimet ndaj Kosovës dhe keqpërdorimin për qëllime politike të qytetarëve serbë të Kosovës.

Besnik Bislimi: Ka tendencë të përshkallëzimi të situatës

Zv.kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se vendimi i sotëm për masë reciprociteti për targat nuk ka të bëjë asgjë me qytetarët serbë.

Ai tha se situata është stabile, por nuk e di se çfarë mund të ndodh.

“Vendimi s’ka të bëjë kundër serbëve, ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes. Masa nuk i prek qytetarët në Kosovë, ka të bëje me veturat që hyjnë nga vendi fqinj. Se cili është plani i atij që po instumentalizon serbët në Kosovë ne nuk e dimë. Tendencat janë për përshkallëzim të mëtejmë.

Vuçiqi nuk ka asgjë të mirë për rajonin, këtë mendim e ndajnë edhe ndërkombëtarët”, ka thënë Bislimi.

Agim Veliu: Vendimin për mos vazhdimin e regjistrimit me targa “KS” e kam nënshkruar në shtator të 2020-ës

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Veliu ka thënë për mos vazhdimin e regjistrimit me targa “KS” është nënshkruar nga ai vet qysh në vitin 2020.

“Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS”, tha Veliu.

Tutje thekosi se vendimi i sotëm vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.

“Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti. Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veliu.

Ramush Haradinaj – kjo është pritur të ndodhë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se veprimet e sotme janë vazhdim i dakordimeve të mëhershme dhe se nuk duhet të ketë kthim prapa.

Ai u shpreh se Qeverie Kurti është treguar mjaft e kujdesshme në marrëdhëniet me Serbinë.

“Janë shumë dëshmi që flasin se Qeveria Kurti ka qenë e mirëkuptueshme ndaj Serbisë. Veçanërisht ky mirëkuptim e ka mbërri kulmin te pagesa e rrymës dy herë nga 11 milionë janë shuma të mëdha. Mendoj se i ka përkëdhel me kujdes edhe serbët e veriut edhe Serbinë ndërsa veprimet e sotme janë pasojë e dakordimeve të mëhershme, pra nuk janë rezultat i ri, por pasojë, vazhdim i dakordimeve të mëhershme. Kjo ka qenë e pritur se do të ndodhë”, tha Haradinaj.

Ai ka theksuar se masa e reciprocitetit ka ardhur si pasojë e dështimit të procesit të dialogut në Bruksel.

Vuçiq paralajmëron masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve.

Vuçiq e përshkroi situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë dramatizim, por situata është shumë serioze dhe e vështirë”, tha presidenti i Serbisë, duke shtuar se “është e vështirë të arrihen zgjidhje racionale, me ata që sillen në mënyrë të papërgjegjshme”.

Ai tha se ka diskutuar për situatën me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel. Vuçiq paralajmëroi që nesër do të thrrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

“Shpresoj se nuk do të na duhet të marrim masat tona, si ekonomike ashtu edhe politike, sepse kjo nuk do të ishte mirë për të gjithë rajonin, veçanërisht për marrëdhëniet tona me Prishtinën”, tha Vuçiq, derisa porositi serbët të mos bien pre e provokimeve, të protestojnë në paqe dhe pa incidente.

“Kjo është ndërhyrja më brutale me rreth 350 njerëz, më shumë se 20 automjete të blinduara, snajperë të vendosur në shumë vende të cilët supozohej të mbulonin shtëpitë e serbëve që do të kundërshtonin terrorin e autoriteteve të Prishtinës”, tha Vuçiq.

Reagimi Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së ShBA-së në Kosovë

BE i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ndërmarrin masa për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në krijimin e një atmosfere që do të ndihmonte lirinë e lëvizjes dhe uljen e tensioneve.

Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është platformë për t’i zgjidhur çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ne po fokusohemi për të evituar situata, siç është tash ajo në veri të Kosovës”, tha Stano, duke përsëritur se të gjithë duhet të punojnë në frymën e promovimit të dialogut.

Ndërkaq, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë.

“Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. /Telegrafi.

Ngjarja përmes fotografive

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori