Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, takoi sot disa qytetarë të riatdhesuar, të cilët janë përfitues të Programit të Vetëpunësimit, program ky i përbashkët i MPMS-së dhe UDNP-së, dhe me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Brendshme që po mbështetë personat e riatdhesuar nëpërmjet kyçjes së tyre në masat aktive të tregut të punës.
Përfituesve të riatdhesuar të cilët kanë hapur bizneset e tyre, iu ndanë sot disa pajisje të ndryshme, me qëllim të ofrimit të mbështetjes për punën në bizneset e tyre.
Me këtë rast, ministri ndau edhe nga një certifikatë për të riatdhesuarit me ç’rast uroi përfituesit dhe u dëshiroi suksese në bizneset e tyre. E pranishme ishte edhe zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.
Ministri tha se MPMS, me anë të këtij programi po synon në kontribuojë në integrimin e personave të riatdhesuar në tregun e punës dhe t’u krijojë atyre lehtësira në të bërit biznes.
“Ne vazhdimisht, bashkë edhe me UNDP-në po mbështesim kategori të ndryshme nëpërmjet programeve që po i zhvillojmë. Është tejet e rëndësishme që kategoria e personave të riatdhesuar të kyçen në tregun e punës dhe t’u ofrohen mundësi dhe lehtësira nëpërmjet formave të ndryshme të mbështetjes, siç është kjo që po japim sot, që sado pak ua lehtëson punën në të bërit biznes”, tha ministri Reçica.
Në kuadër të Programit të Vetëpunësimit, nga janari deri në tetor të këtij viti kanë përfituar 190 persona të riatdhesuar dhe 20 punëkërkues të rregullt. Ndërkaq, po në të njëjtën periudhë, MPMS bashkë me UNDP-në ka ndërmjetësuar në masa aktive të tregut të punës 693 punëkërkues, prej tyre 333 të rregullt dhe 360 punëkërkues të riatdhesuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?