LAJMI I FUNDIT:

‘Rebelët’ e Ancelottit – katër lojtarët që u ankuan publikisht në media

‘Rebelët’ e Ancelottit – katër lojtarët që u ankuan publikisht në media

Nuk është rastësi që, duke përfituar nga pushimi i kombëtareve, futbollistët japin konferenca për shtyp, diçka që nuk është e zakonshme kur ndodhen në klubet e tyre përkatëse, përveç para një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, të kërkuar nga UEFA, apo kalimit të herëpashershëm në ‘mix zone’, në fund të ndeshjeve.

Në kthimin e tyre në shtëpi është vendi ku ata hapen më shumë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse deri në katër lojtarë që nga fillimi i angazhimeve të tyre ndërkombëtare kanë folur për situatën e tyre në Real Madrid.


Konkretisht, katër lojtarë që gjatë gjithë sezonit kanë lënë pozicionin e tyre natyrale në një moment ose kanë humbur peshë në 11-shen titullare: Rodrygo Goes, Edouardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Luka Modric.

Rodrygo: Nuk më pëlqen të luaj si '9', por te Real Madridi duhet ta bëj
Lexo po ashtu Rodrygo: Nuk më pëlqen të luaj si '9', por te Real Madridi duhet ta bëj

Të katër, sidomos dy të parët dhe më fort braziliani, janë ankuar sepse nuk u pëlqen të luajnë në pozicionin që i ka vendosur Ancelotti ose për shkak të mungesës së minutave të dëshiruar.

Ancelotti do të duhet të merret me këto katër ‘debate’ pas rikthimit të lojtarëve nga ekipet kombëtare.

Rasti i Modric nuk është i ri, se ai nuk është shumë i kënaqur me rolin që luan këtë sezon te Real Madrid, me vetëm tre ndeshje si titullar në La Liga nga nëntë, dhe kjo është në kontrast me rolin e tij me kombëtaren e tij pasi luajti 180 minuta në disfatat ndaj Turqisë dhe Uellsit që e komplikojnë biletën e tyre për Euro 2024.

Derisa lojtarët ankohen se ka shumë ndeshje në futboll - Luka Modric befason me deklaratën e tij
Lexo po ashtu Derisa lojtarët ankohen se ka shumë ndeshje në futboll - Luka Modric befason me deklaratën e tij

Në anën tjetër, Tchouameni preferon rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse dhe në javën e fundit ai u inkuadrua si qendërmbrojtës, duke bërë që ai të reagoj duke thënë se nuk i pëlqen ky rol.

Në rastin e Camavingas, francezi tashmë i la të kuptojë Ancelottit sezonin e kaluar se nuk ishte shumë rehat në pozicionin e mbrojtësit të majtë, por ra dakord me trajnerin se ishte opsioni më i mirë duke pasur parasysh mangësitë në atë zonë të fushës.

Në fillim të këtij sezoni, Ancelotti tha se francezi nuk do të luante më në atë pozicion, por këtë e ka bërë sërish për shkak të humbjes së Mendyt, tashmë të rikuperuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori