LAJMI I FUNDIT:

Reali tepër i fortë për Olimpian e Milanos

Reali tepër i fortë për Olimpian e Milanos
MADRID, SPAIN - NOVEMBER 26:Pablo Prigioni, #5 of Real Madrid in action during the Euroleague Basketball Regular Season 2009-2010 Game Day 5 between Real Madrid v Armani Jeans Milano at Palacio Vistalegre on November 26, 2009 in Madrid, Spain. (Photo by Juan Manetti/EB via Getty Images)

Raundi i 4-t i ndeshjeve në Euroleaguen e basketbollit i buzëqesh Realit të Madridit. Të besuarit e trajnerit Pablo Laso, dolën triumfues nga pallati i sportit Mediolanum Forum, pasi mposhtën Olimpian e Milanos me rezultatin 101-90.

Fitorja e 3-të kjo për Realin që u ngjit përkohësisht në vendin e 3-të të klasifikimit. Ishte një ndeshje e dominuar nga spanjollët ajo që u zhvillua në Milano, me Los Blancos që ishin gjatë kohës në avantazh. Amerikani Randolph ishte më i miri për miqtë me 20 pikë 14 rebound dhe 1 asist, i mbështetur nga bashkëkombasi i tij Hunter që shtoi 18 pikë dhe 5 rebound në suksesin e Realit të Madridit. Fantastik edhe Sergio Llull, që koleksionoi 18 pikë dhe 6 asiste.

Olimpias së Milanos në krahun tjetër nuk i mjaftuan 19 pikët e realizuara nga amerikani tjetër Hickman. 4 nga 4. Cska e Moskës nuk bën skonto. Skuadra ruse fitoi ndeshjen e 4-t në këtë edicion duke kryesuar e vetme klasifikimin.

Në Moskë, CSKA fitoi derbin rus ndaj Unics Kazan duke thelluar krizën e këtyre të fundit që numërojnë 4 humbje në po kaq ndeshje. Ishte një fitore e merituar ajo e skuadrës së trajnerit grek Itoudis me shifrat 98-80. 36 pikë realizoi amerikani Langford për Unics Kazan por vendasit u mbështeten te loja e grupit për të triumfuar.

Më i miri për CSKA-n ishte serbi Milos Teodosic me 16 pikë dhe 10 asiste. Suksesi i tretë rradhazi në Euroleague për Olympiakos-in. Skuadra greke kaloi në transfertë me rezultatin 95-90, spanjollët e Baskonias. Derbi turk shkoi në favor të Anadolu Efes që mposhti Darussafakan 84-79 për meritë edhe të dyshes Thomas-Heurtel që të dy sëbashku realizuan në total 32 pikë, percjell Supersporti.