LAJMI I FUNDIT:

Reali i ofron PSG-së dy yje për Mbappen

Reali i ofron PSG-së dy yje për Mbappen
Kylian Mbappe (Foto by Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i përgatitur të bëjë një ofertë shkëmbimi për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

I riu është favorit kryesor i trajnerit Zinedine Zidane, i cili i ka kërkuar Florentinos të sjellë sulmuesin gjatë afatit kalimtar të verës.


Kryesuesi i Okdiario Eduardo Inda, duke folur për El Chiringuito, zbuloi se Los Blancos kanë një plan për ta sjell lojtarin francez.

“Zidane ka folur tashmë me lojtarin dhe Mbappe është i gatshëm të largohet nga PSG-ja”, tha Inda.

“Në operacion mund të hyjnë dy lojtarë të Real Madridit, njëri është Isco Alarcon dhe tjetri është James Rodríguez”, shtoi ai.

Gazeta AS: Real Madridin të gjitha rrugët e çojnë te Kylian Mbappe
Lexo po ashtu Gazeta AS: Real Madridin të gjitha rrugët e çojnë te Kylian Mbappe

James aktualisht lojtari i huazuar te Bayern Munichu edhe pse nuk ka gjasa të qëndrojë te bavarezët. /Telegrafi/